Fjalori i pasthirrmave

Fjalori i pasthirrmave

VAJ
Përdoret për të shprehur një hidhërim të thellë, dhembje e
keqardhje të madhe, me kuptimin «mjerë!». Vaj i shkreti! Vaj për
ty! (për të!) Vaj halli! na gjeti e keqja!, s’dimë si t’ia bëjmë! Vaj, vaj!

VAJMEDET
Përdoret për të shprehur një hidhërim të thellë, dhembje e
keqardhje të madhe, me kuptimin «mjerë!». Vajmedet ç’e gjeti!

VARDA
Përdoret për të nxitur dikë që të bëjë një punë me vrull, shpejt
e pa pushim. Varda edhe ca!

Y
1. Përdoret për të shprehur përbuzje a neveri për dikë a diçka.
Y, sa i pacipë! Y, turp të ketë!
2. Përdoret për të shprehur habi kur shohim diçka jo të
zakonshme; ua. Y, sa qenka!

YHA
Përdoret për të shprehur mospëlqim a mospërfillje për diçka.
Yha, që kur është kjo!
Yha, këtë e di gjithë bota! Yha, sa e kanë bërë këtë para teje!

YRRJA
Përdoret si nxitje për të bërë diçka me vrull; jepi.

Fjalor Pasthirrmash

 

Comments
All comments.
Comments