Fjalori i pasthirrmave

Fjalori i pasthirrmave

p
PA
1. Përdoret për të shprehur habi ose keqardhje kur na ndodh
diçka e papritur a q ënuk e dëshironim. Pa, ç’harrova! Pa, ç’e
humba të shkretën!
2. Përdorët edhe e përsëritur për të përforcuar shprehjen e
admirimit për dikë a për diçka. Pa, sa e bukur! Pa-pa, sa fort
shkëlqen! Pa, sa mirë e flet frëngjishten.

PËRJASHTA
Largohu! Dil jashtë! Përjashta, të thashë!

PËRPARA
Përdoret si thirrje për të nxitur dikë që të hidhet
në sulm, të ndërmarrë diçka a të kapërcejë një pengesë me
përpjekje e me guxim etj.

PLAÇ
Përdoret më vete me vlerën e një fjalie ose bashkë me fjalë të
tjera, kur shajmë a kur mallkojmë dikë, me kuptimin «vdeksh!,
ngordhsh!». Plaç të preftë! Plaç në vend!
PRAPAKTHEHU
Përdoret si urdhër që i drejtohet dikujt për t’u kthyer prapa.

PUPU
Bubu. Pupu, ç`e gjeti atë! Pupu, sa prapa mbetën! Pupu,
ç`paska ngjarë!

Fjalori i pasthirrmave

Comments
All comments.
Comments