Fjalori i pasthirrmave
GATITU
Përdoret si komandë për të urdhëruar dikë që të marrë drejt
qëndrim e të rrijë pa lëvizur; Kompania, gatitu!
GËZUAR
Përdoret si urim në raste festash, ditëlindjesh, kur fillojmë një
punë të re etj., me kuptimin «e kalofsh i gëzuar!», «qofsh i
gëzuar!», «e gëzofsh (e gëzofshi)!» etj. Gëzuar Vitin e Ri!
Gëzuar qofsh! Gëzuar bukën e re! Gëzuar! (thuhet kur ngremë
një dolli a kur çokasim gotat me dikë).
GJYNAH
përdoret për të shprehur keqardhje për
dikë a diçka; sa keq. Gjynah, e shkreta! Sa gjynah!
Fjalori i pasthirrmave