Fjalor Matematikor
KATROR
1. Prodhimi që del nga shumëzimi i një numri çfarëdo me veten e vet. Katrori i një numri. Katrori i hipotenuzës. Ngre në katror.
2. Që ka të bëjë me katrorin, që shërben për të matur sipërfaqen; që ka brinjën një metër (për një sipërfaqe ose një katror). Masat katrore masat e matjes së sipërfaqes. Metër katror sipërfaqja e një katrori, që ka brinjën një metër. Dy centimetra katrore.
3. Rrënjë
KOEFICIENT
Numri a shkronja përpara një shprehjeje algjebrike ose përpara një formule kimike, që tregon se sa herë duhet të rritet vlera e shprehjes ose e pjesëve të formulës; numër që tregon se sa herë duhet të rritet një madhësi e panjohur a e ndryshueshme. Koeficient shkronjor. Vendos
koeficientin.
KONKRETQë shoqërohet me emrin e njësisë së matjes ose të sendeve të numëruara. Numër konkret. Madhësi konkrete.
KOROLARPasojë e drejtpërdrejtë e një teoreme të vërtetuar më parë.
KUBProdhimi që del nga ngritja e një numri në fuqi të tretë; fuqi e tretë në të cilën ngrihet një numër. Kubi i një numri. Ngre në kub.
KUBIKRrënja kubike, numri, i cili, i ngritur në fuqi të tretë, jep numrin e dhënë.
KUFIZËSecili numër në një varg numrash që japin një shumë, një prodhim a një mbetje të caktuar. Shuma e kufizave. U ndërroj vendin kufizave.