Fjalor Matematikor
VEKTOR
Segment që ka një drejtim dhe kah të caktuar; madhësi, që përveç vlerës numerike, ka edhe një drejtim dhe kah të caktuar në hapësirë. Vektorë paralelë. Vektori i shpejtësisë. Kahu i vektorit. Koordinatat e vektorit.
VEPRIM
Format kryesore a themelore të llogaritjeve në matematikë, përllogaritjet. Katër veprimet e aritmetikës. Veprime algjebrike. Kryej veprimet. Problem që zgjidhet me katër veprime.
VËRTETOJ
Provoj vërtetësinë e një pohimi tjetër me anë të një vargu veprimesh matematike, arsyetimesh e gjykimesh të veçanta të lidhura në një mënyrë të caktuar. Vërtetoj një teoremë.
VIJË
Vijë formuese, vijë nga lëvizja e së cilës krijohet një sipërfaqe
VLERË
Masë e një sasie a e një madhësie të ndryshueshme. Vlerë e njehsuar. Vlerë e përafërt. Vlerë absolute. Vlera mesatare. Vlerë numerike. Vlera e shprehjes. Vlera e forcës.