Fjalor Matematikor
BARAZIM
Formulë matematike, që ka dy anë me madhësi e me vlerë të barabartë ndërmjet tyre. Barazim algjebrik. Barazim përfundimtar. Barazimi i drejtëzës (i valës, i energjisë, i kohës, i lëvizjes). Barazimi i këndeve. Barazim numrash. Barazim i gradës së parë (i gradës së dytë). Barazim me një të panjohur. Shenja e barazimit. Zgjidh një barazim.
BASHKËMATSHËM
Që mund të matet me të njëjtën masë me një tjetër, që ka një masë të përbashkët me një tjetër. Madhësi e bashkëmatshme. Segmente të bashkëmatshme.
BASHKËMBËSHTETUR
Që është i mbështetur në të njëjtën brinjë me një kënd tjetër. Kënde të bashkëmbështetura.
BASHKËSI
Tërësi njësish ose elementesh, që kanë një veti të përbashkët, karakteristike vetëm për to (si p.sh. tërësia e numrave natyrorë, tërësia e nxënësve të një klase, tërësia e drurëve të një pylli etj.). Bashkësi e pafundme (e kufizuar, e mbyllur). Bashkësia e numrave.
BAZË
Numri që ngrihet në fuqi.
BILION
Një mijë milionë, miliard (në disa sisteme njehsimi); një milion milionë ose një mijë miliardë (në sistemin anglez e gjerman të njehsimit).
BINOM
Shprehje algjebrike, që përbëhet prej dy termash të bashkuar me shenjën plus ose minus. Formula e binomit. Kufizat e binomi!. Shumëzimi i binomeve.