Fjalor Matematikor
LAKESË
Madhësi që tregon përkuljen e një vije ose të një sipërfaqeje në krahasim me drejtëzën ose me rrafshin. Lakesë e afërsishme. Lakesa e vijës. Lakesa e sipërfaqes (e rrafshit).
LËNDOR
Që shoqërohet me njësinë e matjes ose me njësitë e sendeve të numëruara, konkret. Numër lëndor. Madhësi lëndore.
LINEAR
Që shtrihet në vijë të drejtë, që përllogaritet në rrafshin horizontal; i gjatësisë. Përmasat lineare. Masat lineare masat e gjatësisë.
LOGARITËM
Treguesi i fuqisë, në të cilën duhet të ngrihet një numër i caktuar (që quhet bazë) për të dhënë një numër tjetër. Logaritëm dhjetor (i zakonshëm). Logaritmi i një numri. Logaritëm me bazë dhjetë. Sistemi i logaritmeve. Shkalla e logaritmeve. Tabela e logaritmeve. Gjeti logaritmin e një numri.