Fjalori i Matematikes – Fjalor Matematikor

Fjalor Matematikor

ABSTRAKT
Që nuk shoqërohet me emrin e njësisë së matjes ose të sendeve të numëruara. Numër abstrakt. Madhësi (shifër) abstrakte.

ABSHISË

Njëra nga koordinatat, që shërbejnë për të përcaktuar vendin e një pike në një plan (tjetra quhet ordinatë). Boshti i abshisave.

AFRISHËM

Që i ruajnë drejtëzat a sipërfaqet paralele si të tilla gjatë shndërrimeve. Shndërrime të afrishme. Gjeometria e afrishme dija që merret me vetitë e figurave gjeometrike, të cilat ruhen gjatë shndërrimeve.

ALFA

Emri i shkronjës së parë të alfabetit grek; përdoret si simbol (a) në matematikë, në astronomi e në fizikë për të shënuar të parin kënd; të parin yll a të parën pikë, një lloj rrezesh e grimcash etj. në vargun e emërtimit të tyre. Këndi alfa

ALGJEBRIK

Që ka të bëjë me algjebrën, i algjebrës; që është sipas rregullave të algjebrës. Numër algjebrik. Formulë (shprehje) algjebrike. Veprime algjebrike. Barazim algjebrik.

ANASJELLË

Që ka renditje të përmbysur të madhësive ose që ka drejtim të përkundërt të ndryshimit të madhësive. Numra të anasjellë numra, të cilët po të shumëzohen midis tyre japin 1. Raport i anasjellë raport në të cilin njëra madhësi rritet aq sa zvogëlohet madhësia tjetër.

ANËSHKRUAR

Që qëndron në anë të një brinje (për këndet) ose në anë të një këndi (për brinjët). Kënd i anëshkruar. Brinjë e anëshkruar.

ARTË

Prerja e artë, ndarja e një segmenti në dy pjesë, në mënyrë që njëra pjesë të jetë e mesmja e përpjesëtueshme ndërmjet gjithë segmentit dhe pjesës tjetër.

Fjalor Matematikor

Comments
All comments.
Comments