Fjalori i Matematikes – Fjalor Matematikor

Fjalor Matematikor

FAKTOR
Një numër i plotë, me përjashtim të njëshit, me të cilin mund të plotpjesëtohet një numër tjetër me i madh; numri me të cilin shumëzohet një numër tjetër; secili nga numrat e shumëzimit që japin së bashku një prodhim. Faktor i njohur (i panjohur). Faktor i përbashkët. Dyshi, treshi, gjashta dhe nënta janë faktorët e tetëmbëdhjetës. Zbërthej në faktorë.

FAKTORIZOJ

Gjej faktorët e një numri, e zbërthej në faktorë të përbashkët. Faktorizoj një numër.

FIGURË

Pjesë e një rrafshi, e kufizuar me një vijë të mbyllur; tërësi pikash a vijash të vendosura në një mënyrë të caktuar. Figurë gjeometrike. Vizatoj (bëj) një figurë.

FORMULË

1. Përkufizim i shkurtër e i përpiktë.

2. Formulë algjebrike (matematikë), shprehje me shkronja që tregon madhësitë dhe veprimet që duhen kryer me to.

3. Formulë trigonometrike

FUNDMË

Madhësi e fundme, madhësi që ndryshon në caqe të caktuara, që nuk është e barabartë as me zeron, as me pafundësinë.

FUNKSION

Madhësi e ndryshueshme, vlera e së cilës varet nga vlera e një madhësie tjetër të ndryshueshme dhe që i përgjigjet asaj. Funksion algjebrik. Teoria e funksioneve.

FUQI

Prodhimi që del nga shumëzimi i një numri bazë me veten e tij aq herë sa është treguesi i tij. Fuqi e dytë (katrore). Fuqi e tretë (kubike). Fuqia e një numri (e një thyese). Treguesi i fuqisë. Baza e fuqisë. Ekuacion i fuqisë së parë (së dytë). Ngre në fuqi.

GAMA

Emri i shkronjës së tretë të alfabetit grek (përdoret në matematikë, në fizikë e në astronomi për të shënuar pikën e tretë, këndin e tretë etj.). Këndi gama.

GRADË

Ekuacion i gradës së parë (së dytë).

Fjalor Matematikor

Comments
All comments.
Comments