Fjalor Matematikor
PA
1. Heqim, zbresim (kur zbresim një numër nga një tjetër). Nëntë pa dy..
2. Shenja e zbritjes (-); minus;
PABARAZI
Mosbarazi
PABASHKËMATSHËM
Që nuk mund të matet me të njëjtën masë me diçka tjetër. Madhësi të pabashkëmatshme. Segmente të pabashkëmatshme.
PAFUNDMË
Që rritet a zvogëlohet pa arritur kurrë një kufi të fundit, që nuk arrin kurrë në një madhësi të tillë, prapa së cilës të mos ketë një tjetër më të madhe a më të vogël. Bashkësi të pafundme. Vargu i pafundmë i numrave. Thyesë dhjetore e pafundme.
PAKUFIZUAR
Që nuk kufizohet, i pafund. Numër dhjetor i pakufizuar.
PAMBARIMISHT
Në mënyrë të pafundme; pafundësisht. Madhësi (gjatësi) pambarimisht e vogël. Shpejtësi pambarimisht e madhe.
PANJEHSUESHËM
Që nuk ka mundësi të njehsohet; i pallogaritshëm. Madhësi e panjehsueshme.
PANJOHUR
Madhësi, vlerën e së cilës kërkojmë të gjejmë a ta përcaktojmë;
PAPËRPJESËTUESHËM
Që nuk mund të përpjesëtohet. Madhësi e papërpjesëtueshme. Numër i papërpjesëtueshëm.
PAPJESËTUESHMËRI
Të qenët i papjesëtueshëm; pamundësia e një numri për t’u pjesëtuar me një tjetër pa mbetje. Papjesëtueshmëria e numrave.
PAPLOTË
Numër i paplotë, numër që ka edhe pjesë të dhjeta, të qindta etj.
PARABOLË
Vijë e lakuar e hapur, që përftohet kur pritet koni me një rrafsh paralel me njërën nga brinjët e tij dhe që i ka pikat të baraslarguara nga një vatër e nga një drejtëz e qendrës. Vizatoi një parabolë. Ka trajtën e një parabole.
PARALLOGARIT
E mendoj a e mat që më parë; parashikoj. I kishin parallogaritur
pasojat.
PARAMETËR
Madhësi që ruan vlerën e saj të pandryshueshme vetëm në kushtet e një detyre a të një problemi të dhënë. Parametri i ekuacionit. Parametri i elipsit.
PARË
Barazim i gradës së parë.
PATHJESHTË
Që përbëhet nga dy a më shumë njësi ose pjesë; jo i thjeshtë. Thyesë e pathjeshtë, thyesë me numërues më të madh se emëruesi.
PERIODIK
Thyesë periodike, Thyesë dhjetore e pafund, në të cilën një grup i njëjtë shifrash përsëritet pafundësisht.
PERIUDHË
Grupi i shifrave që përsëritet pa fund pas presjes dhjetore.
PËRAFRIM
Afrimi te një numër, te një madhësi a te një sasi me anë të numrave ose të sasive më të vogla e më të thjeshta. Përafrim i njëpasnjëshëm. Përafrim mesatar.
PËRBASHKËT
Emërues i përbashkët.
PËRCAKTOR
Shprehje matematike që ndihmon për të nxjerrë më thjesht dhe më shkurt disa rregulla për zgjidhjen e barazimeve të shkallës së parë. Përcaktor kryesor (plotësues).
PËRFUNDIM
Shuma a numri që del nga një veprim matematik, rezultat. Përfundimi i pjesëtimit. Nxjerr përfundimin.
PËRGJEGJËS
Kënde përgjegjëse
PËRKOJ
Është e barabartë me një madhësi tjetër; mbulon plotësisht një tjetër. Madhësi që përkojnë.
PËRPJESËTIM
Barazia ndërmjet dy marrëdhënieve sasiore a numerike. Përpjesëtim i drejtë (i zhdrejtë). Dy të katërtat janë në përpjesëtim me katër të tetat.
PËRPJESSHËM
Që është në marrëdhënie të caktuara madhësie a sasie me diçka tjetër, përpjesëtimor. Madhësi të përpjesshme. Brinjë të përpjesshme.
PËRSHKRUAJ
Bëj a vizatoj një figurë rreth një tjetre.
PIKË
Shenja (•) që përdoret për të treguar se një madhësi shumëzohet me një tjetër (p.sh. 4•6 d.m.th. 4 herë 6); shenja (pika) për të ndarë numrat e plotë nga të dhjetat, të qindtat etj. (p.sh. 5.25 d.m.th. pesë e njëzet e pesë të qindtat).
PJESË
Copë, ndarje Pjesët e numrit (e shumës)
PJESËTIM
Një nga katër veprimet themelore, që bëhet për të gjetur sa herë ndahet një numër në pjesë të barabarta ose sa herë përmbahet një numër te një tjetër. Pjesëtimi plotë. Pjesëtimi me njëshe (me dhjetëshe). Pjesëtimi i dy numrave. Shenjat e pjesëtimit. Tabela e pjesëtimit. Prova e pjesëtimit. Bëjmë pjesëtim.
PJESËTOHET
und të ndahet në pjesë të barabarta, është i pjesëtueshëm; plotpjesëtohet. Numër që pjesëtohet me tre.
PJESËTOJ
Gjej sa herë ndahet një numër në pjesë të barabarta ose sa herë përmbahet një numër te një tjetër, bëj pjesëtim. Pjesëtoj pesëdhjetën me pesë. Pjesëtoj me dhjetëshe.
PJESËTUES
Numri që tregon se në sa pjesë të barabarta ndahet një numër tjetër, numri që pjesëton; plotpjesëtues. Pjesëtuesi (më i madh) i përbashkët. Pjesëtuesi i një numri. Shumëzoj herësin me pjesëtuesin.
PJESËTUESHËM
Numri që ndahet në pjesë të barabarta me një numër tjetër, numri që pjesëtohet. I pjesëtueshmi dhe pjesëtuesi.
PLOTË
Numër i plotë.
PLOTPJESËTOJ
E pjesëton një numër tjetër pa lënë mbetje, e
pjesëton plotësisht. Dyshi e plotpjesëton dhjetën.
PLOTPJESËTUES
Numri që e pjesëton një tjetër pa lënë mbetje. Plotpjesëtuesi i numrit 72.
PLOTPJESËTUESHËM
1. Që mund të pjesëtohet me një numër tjetër pa lënë mbetje. Numër i plotpjesëtueshëm me nëntë.
2. Numri që pjesëtohet nga një tjetër pa lënë mbetje, numër që plotpjesëtohet.
PLUS
1. Shenja si kryq (+) që vihet midis dy numrave a dy madhësive për të treguar veprimin aritmetik të mbledhjes; shenjë e tillë që tregon vlerën pozitive të një madhësie; kund. minus. +4 (plus katër). + a (plus a). Shkruaj (vë) pluset.
2. Mbledhim, shtojmë (kur mbledhim një numër a një madhësi tjetër); edhe. Dy plus pesë barazi shtatë.
POZITIV
Që është më i madh se zeroja ka shenjën plus (+) përpara; kund. negativ. Numër pozitiv. Vlerë (madhësi) pozitive. Dëftues pozitiv. Shenjë pozitive.
Që është më i madh se zeroja ka shenjën plus (+) përpara; kund. negativ. Numër pozitiv. Vlerë (madhësi) pozitive. Dëftues pozitiv. Shenjë pozitive.
PRERJE
Prerja e dy drejtëzave
Prerja e artë
PROBABILITET
Teoria e probabilitetit, degë e matematikës, e cila studion ligjësoritë e dukurive të rastit, duke u mbështetur në qëndrueshmërinë statistikore të dendurive të shfaqjes së këtyre dukurive, që mund të përsëriten në një numër të pakufizuar herësh.
PROBLEM
Çështje e ndërlikuar që shtrohet për t’u zgjidhur. Problem me dy (me shumë) të panjohura. Problem në gjeometri. Shtroj problemin.
PROBLEMË
Detyrë që ka disa të dhëna dhe një kërkesë, e cila duhet të zgjidhët e të gjendet me anë veprimesh të ndryshme. Problemë e vështirë. Problemë në aritmetikë. Përmbledhje problemash e ushtrimesh. I dha një problemë. E zgjidhi problemën.
PRODUKT
Rezultat, Gjej produktin.
PRODHIM
Numri që del kur shumëzohen dy a më shumë numra të tjerë. Prodhimi i dy numrave. Prodhimi dhe herësi.
PROGRESION
Varg numrash që vijnë duke u rritur a duke u zvogëluar, në të cilin ndryshimi ose raporti ndërmjet dy numrave që ndjekin a paraprijnë njëri-tjetrin është kurdoherë i njëjtë. Progresion aritmetik varg numrash, të cilët vijnë duke u rritur në mënyrë të atillë, që ndryshimi në mes të dy numrave të njëpasnjëshëm është kurdoherë i njëjtë (p.sh. 2,5,8,11,14…). Progresion gjeometrik varg numrash, në të cilin herësi që del nga pjesëtimi i numrit që vjen pas me numrin e mëparshëm është kurdoherë i njëjtë (p.sh. 2,4,8,16,32…).
PROVË
Veprimi me të cilin vërtetojmë se një llogaritje është e përpiktë. Prova e mbledhjes (e zbritjes, e shumëzimit, e pjesëtimit). Bëri provën.
PROVOJ
Bëj provën, me të cilën vërtetoj se një veprim është i përpiktë. Provoj zgjidhjen e problemit.