Fjalor Matematikor
ZBRES
Bëj veprimin e zbritjes. Nga katra zbrit dy.
ZBRITËS
Numër që zbritet nga një numër tjetër. Zbritësi dhe i zbritshmi. Gjeti zbritësin. Mbledh zbritësin me mbetjen.
ZBRITJE
Një nga të katër veprimet themelore të matematikës, me anë të të cilit nga një numër (i zbritshmi) heqim një numër tjetër (zbritësi) dhe gjejmë mbetjen. Mbledhja dhe zbritja. Prova e zbritjes. Bëri zbritjen.
ZBRITSHËM
Numri nga i cili zbritet një numër tjetër. I zbritshmi dhe zbritësi.
ZERO
shenjë që shpreh mungesën e plotë të çdo sasie a të çdo vlere të caktuar; shenjë (0) që në vargun e numrave përdoret për të shprehur rendin e njësive (njëshe, dhjetëshe, qindëshe etj.) kur ato mungojnë. Shifra zero. Në orën dymbëdhjetë zero-zero (12°°). Numri njëzet e dy zero dy (22-02). U rrit zero pikë shtatë për qind (0,7%). Përfundimi i zbritjes është zero. Shënoj zero e dy në mend (në dorë) (gjatë veprimit të mbledhjes a të shumëzimit). Tetë heqim tetë mbeten zero (8 – 8 = 0). I shtoi një zero.
ZGJIDHJE
Bëj veprimet dhe gjej përfundimin e një ushtrimi, të një problemi etj. E zgjidh ushtrimin
ZGJIDHJE
Përfundimi që del kur zgjidhet një problem, një ushtrim etj.; përfundim. Zgjidhje e gabuar. Gjetja e zgjidhjes. Ekuacion me zgjidhje pozitive (negative, zero). Ekuacioni nuk ka zgjidhje (ka vetëm një zgjidhje). Sa del zgjidhja?
ZGJIDHUR
Që i është gjetur përfundimi, që është zbërthyer plotësisht, që është zgjidhur. Ushtrime të zgjidhura.
ZMADHUES
Që vjen duke u zmadhuar vazhdimisht, që zmadhohet. Vlerë zmadhuese. Përpjesëtim aritmetik zmadhues.
ZVOGËLUES
Që vjen duke u zvogëluar vazhdimisht, që zvogëlohet. Vlerë zvogëluese. Përpjesëtim aritmetik zvogëlues.
ZHDREJTË
E tillë që rritja e njërës anë ose e njërit faktor sjell zvogëlimin e anës tjetër ose të faktorit tjetër dhe anasjelltas. Përpjesëtim i zhdrejtë. Rregulla e treshit e zhdrejtë.