Fjalor Matematikor
NATYROR
Numrat natyrore, numrat e plotë me shenjë pozitive që përbëjnë një varg.
NDËRPRERJE
Vendi ku priten dy vija, dy sipërfaqe ose dy trupa. Ndërprerje e drejtëzës me rrafshin.
NDRYSHESË
Prania e dy numrave të njëpasnjëshëm me shenjë të kundërt në një varg numrash realë.
NDRYSHIM
Madhësia që del duke zbritur një shifër nga një tjetër. Ndryshimi midis dy madhësive. Me një ndryshim të vogël.
NDRYSHUESHËM
Madhësi e ndryshueshme, madhësi e cila merr vlera të ndryshme sipas kushteve të problemit.
NËNFISH
Numri që hyn një a më shumë herë në një numër më të madh pa lënë mbetje. Dyshi është nënfishi i gjashtës.
NGRE
Shumëzoj me vetveten një shifër ose një shprehje për një numër të caktuar herësh. Ngre në katror. Ngre në fuqi të katërt.
NGUSHTË
Kënd i ngushtë, që është më i vogël se nëntëdhjetë gradë. Kënd i ngushtë.
NORMAL
Që bie pingul mbi një rrafsh. Drejtëz normale me një rrafsh.
NORMALE
Drejtëz pingule. Normale kryesore. Ngre një normale.
NUMËRUES
Numri i sipërm i një thyese, që tregon sa pjesë janë marrë nga ato, në të cilat është ndarë një numër i plotë. Emëruesi dhe numëruesi.