Fjalori i Matematikes – Fjalor Matematikor

Fjalor Matematikor

SHENJË

simbole që përdoren për të shënuar veprime ose vlera të ndryshme matematike

SHIFËR

Shenjë e veçantë që shënon një numër. Shifra arabe (romake). Shifra dhjetore. Numër me shumë shifra.

SHKALLË

Treguesi më i madh i fuqisë të së panjohurës në një ekuacion ose i ndryshores në një polinom, gradë. Shkalla e një ekuacioni (e një polinomi). Ekuacion i shkallës së parë (së dytë)

SHKRONJOR

Që shprehet a që shënohet me shkronja; që kryhet me shkronja. Ekuacion shkronjor. Shprehje shkronjore. Njehsim shkronjor.

SHNDËRRIM

Shndërrim algjebrik, veprimi me anën e të cilit një shprehjeje algjebrike ose një ekuacioni i jepet një formë tjetër.

SHPREHJE

Tërësi madhësish të lidhura ndërmjet tyre me shenja të veprimeve matematike. Shprehje thyesore. Shprehje algjebrike (aritmetike). Të njehsohet vlera e shprehjes.

SHUMË

Përfundimi i mbledhjes së disa numrave a të disa madhësive të njëllojta. Shumë aritmetike (algjebrike). Shuma e përgjithshme përfundimi i mbledhjes së disa shumave të veçanta. Shuma e dy (e tre…) numrave. Shuma e këndeve të një trekëndëshi.

SHUMËFISH

Numër i plotë që pjesëtohet pa mbetje me një numër të plotë më të vogël; Shumëfishi i përbashkët. Shumëfishat e dhjetës. Gjej shumëfishat e një numri.

SHUMËFISHTË

Që pjesëtohet pa mbetje me një numër të plotë. Numër i shumëfishtë.

SHUMËGJYMTYRËSH

Polinom.

SHUMËZIM

një nga katër veprimet themelore të matematikës, me anën e të cilit nga dy numra (të quajtur «i shumëzueshmi» dhe «shumëzuesi») nxirret një numër i tretë (i quajtur «prodhim»), i barabartë me shumën që del nga mbledhja e të shumëzueshmit me veten e tij aq herë sa tregon shumëzuesi. Tabela e shumëzimit. Prova e shumëzimit.

SHUMËZOJ

Bëj veprimin e shumëzimit. Shumëzoj dy numra. Shumëzoj shtatën me tetë.

SHUMËZUES

Numri me të cilin shumëzojmë një numër tjetër. Shumëzues me dy (me tri) shifra.

SHUMËZUESHËM

Numri që shumëzohet me një numër tjetër. I shumëzueshmi shkruhet sipër.

Fjalor Matematikor

Comments
All comments.
Comments