Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik

Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik

H – I

HALOGJEN

HALOGJEN
Secili nga katër elementet kimike (jodi, klori, fluori, bromi) që, kur bashkohen me hidrogjenin, japin acide të paoksigjenuara dhe që gjenden në natyrë vetëm si kripëra; në sh. grupi i këtyre elementeve kimike. Grupi i halogjenëve.

HEKUR
1. Metal i rëndë, me ngjyrë hiri në të argjendtë, që farkëtohet e punohet mirë, përdoret në teknikë e në industri dhe, kur bashkohet me karbon, jep çelik ose gizë (simboli Fe); emërtim i përgjithshëm për çeliqet që kanë pak karbon; prodhim a diçka tjetër që del prej këtij metali.
2. Kripa e këtij metali. Barna me hekur. Spinaqi ka shumë hekur.

HELIUM
Element kimik, gaz i plogët, shumë i lehtë, i tejdukshëm, pa shije e pa erë, që nuk digjet dhe që është mjaft i rrallë në atmosferë (simboli He). Balonë me helium.

HERBICID
Lëndë kimike helmuese (pluhur ose lëng), që përdoret për të zhdukur barërat e këqija në arat e mbjella etj. Herbicidi i grurit. Herbicidet e kullotave. I spërkasin me herbicide.

HIDRAT
Hidroksid

HIDROGJEN
Elementi më i lehtë kimik, zakonisht në trajtën e një gazi pa ngjyrë, pa erë e pa shije, që, kur bashkohet me oksigjenin, formon ujin (simboli H). Hidrogjen i lëngët. Hidrogjen i rëndë. Atomi i hidrogjenit. Djegia e hidrogjenit. Vetitë fizike dhe kimike të hidrogjenit. Bombë me hidrogjen.

HIDROKARBUR
Bashkim kimik që përbëhet vetëm prej karbonit dhe hidrogjenit, karburi i hidrogjenit; vet. sh. klasa e bashkimeve të tilla kimike, ku bëjnë pjesë nafta, benzina, vajguri, bitumi, parafina, kauçuku etj. Hidrokarbur i thjeshtë (natyror). Hidrokarbur i ngopur (i pangopur). Përzierje hidrokarburesh.

HIDROKSID
Trup që del nga bashkimi kimik i oksidit të një metali me ujin. Hidroksidi i aluminit (i potasit, i natriumit, i magnezit, i kalciumit, i hekurit, i zinkut). Hidroksidet e metaleve.

HIDROLIZË
Zbërthimi i bashkimeve joorganike me anë të ujit ose i bashkimeve organike me anë të acideve a të alkaleve të holluara me ujë. Hidroliza e kripës (e celulozës, e amidonit). Metoda e hidrolizës. I bëj hidrolizën.

INORGANIK
Joorganik

Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik

Comments
All comments.
Comments