Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik

Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik

S
sapun

SAPUN
1.Lëndë e prerë në kallëpe ose lëng i trashë a pluhur, që përftohet duke zier sodën me yndyrë, tretet lehtë në ujë dhe përdoret për të larë trupin, rrobat etj.; një kallëp prej kësaj lënde. Sapun i fort (i lëngshëm). Sapun rrobash (teshash). Sapun fytyre (tualeti). Sapun rroje. Sapun pluhur.
2.Kripëra të acideve yndyrore të larta.

SAPUNËZIM
Reaksion kimik, gjatë të cilit lëndët e yndyrshme shpërbëhen në glicerinë dhe në acide yndyrore.

SAPUNËZOHET
Shndërrohet në sapun një yndyrë, kur valohet me sodë kaustike a me lëndë alkaline.

SAPUNËZOJ
Shndërroj yndyrat në sapun, duke i valuar me sodë kaustike a me lëndë alkaline.

SAPUNËZUES
Që përdoret për të shndërruar yndyrat në sapun. Lëndë sapunëzuese.

SAPUNËZUESHËM
Që mund të shndërrohet në sapun. Yndyra të sapunëzueshme.

SASIOR
Analizë sasiore, studim i përbërjes së një lënde, duke përcaktuar sasinë e elementeve që përbëjnë.

SERI
Varg trupash të përbërë, me prejardhje njëri nga tjetri dhe me një formulë kimike bazë të përbashkët

SILIC
ometal që paraqitet si pluhur me ngjyrë hiri ose në trajtë kristalesh të forta, por të thërrmueshme dhe që është shumë i përhapur në tokë si përbërës kryesor i mineraleve dhe i shkëmbinjve. Kristale të silicit.

SINTETIZOHET
Përftohet me anë të sintezës kimike. Sintetizohet një lëndë në gjethet e bimës.

SINTEZË
rocesi me anën e të cilit prodhohen lëndë të ndryshme kimike nga bashkimi i elementeve ose i përbërësve të tyre më të thjeshtë. Sinteza e ujit. Përgatitja e një acidi me anën e sintezës.

SISTEM
Sistemi periodik i elementeve.

SODË
Sodë kaustike.

SOLUCION
Tretësirë. Solucion i holluar (i përqendruar). Përgatit një solucion. E zhyti në solucion.

SQUFUR
Element kimik, jometal, shumë i përhapur në natyrë, me ngjyrë të verdhë si të limonit, i thërrmueshëm, që ndizet lehtë e kur digjet lëshon erë të rëndë dhe që përdoret gjerësisht në industrinë kimike, në mjekësi etj. Squfur pluhur. Avuj squfuri. Lule squfuri squfur i bluar imët, që përdoret për të luftuar sëmundjet e hardhive. Spërkat me squfur.

SULFAT
Kripë e acidit sulfurik me një element tjetër. Sulfat bakri. Sulfati i amonit. Spërkatin bimët me sulfat. Plehërojnë tokën me sulfat potasi.

SULFUR
Mineral i përftuar nga bashkimi i squfurit me një metal ose me një element tjetër. Sulfuri i zinkut (i bakrit, i karbonit).

SULFURIK
Që ka në përbërjen e vet squfur dhe oksigjen në përpjesëtime të caktuara. Acid sulfurik lëng pa ngjyrë, si i yndyrshëm, që ka aftësi shumë të madhe gërryese dhe që përdoret për qëllime të ndryshme në industri.

SULFURIM
Veprimi sipas kuptimit të foljes sulfuroj.Sulfurimi i kauçukut. Sulfurimi i metalit për t`u shtuar qëndrueshmërinë veglave.

SULFUROJ
Përpunoj diçka me squfur; i shtoj squfur një lënde për t’i dhënë disa veti të tjera a për t’i ndryshuar vetitë. Sulfurojnë metalin. Sulfurojnë kauçukun.

SULFUROR
Që ka natyrën e squfurit, që ka të bëjë me squfurin. Avuj sulfurorë. Anhidrit sulfuror gaz pa ngjyrë, me erë të rëndë, që përdoret në industri, në përgatitjen e acidit sulfurik etj.

Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik

Comments
All comments.
Comments