Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik
ZBËRTHIM
Veprimi sipas kuptimeve të foljes zbërthej. Reaksion zbërthimi.
ZINK
Metal me ngjyrë të bardhë në të kaltërreme, që nuk ndryshket, petëzohet lehtë dhe përdoret për veshjen e çelikut, për enë kuzhine, në industrinë elektrike etj, (simboli Zn). Oksid zinku. Kripërat e zinkut.
ZINXHIR
Reaksion zinxhir, reaksion i vijueshëm, ku elementet që dalin nga një zbërthim mund të hyjnë përsëri në veprim me elementet fillestare.
ZHDREJTË
Reaksion i zhdrejtë, reaksion, gjatë të cilit lënda e krijuar shpërbëhet përsëri në elementet e saj.
ZHIVË
1. Metal i lëngët me ngjyrë të bardhë e i shkëlqyeshëm si argjendi, merkur (simboli Hg). Zhiva e termometrit. Barometër me zhivë. Shtylla e zhivës. Avujt e zhivës. Oksid zhive. Kripërat e zhivës. 2. Zhivë e bardhë, kripë shumë e helmët e zhivës, që përdoret si lëndë dezinfektuese dhe në kozmetikë.
Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik