Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik

Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik
P

acide-te-pangopura

PANGOPUR
Që nuk ka thithur ujë aq sa duhet; që përmban sasi të pakët të një lënde tjetër të tretshme në të. Acide të pangopura. Avuj të pangopur. Hidrokarbure të pangopura

PARAFINË
1. Lëndë e ngurtë me ngjyrë të bardhë si të tejdukshme, e patretshme në ujë, që nxirret nga përpunimi i naftës, i torfës, i qymyrit etj., shkrin në temperaturë të ulët dhe përdoret për të bërë qirinj, në mjekësi, në teknikë etj. Qirinj parafine. Vaj parafine. Letër parafine letër e lyer me këtë lëndë që të mos përshkohet nga uji.
2. Bashkime organike, që përbëhen vetëm nga karboni e hidrogjeni, hidrokarbure të ngopura.

PAZBËRTHYESHËM
Që nuk mund të ndahet në përbërësit e vet me anë të një reaksioni kimik; që s’mund të shpërbëhet. Lëndë e pazbërthyeshme. Është i pazbërthyeshëm.

PERIODË
Rendi i elementeve kimike, që fillon me një metal alkalin e mbaron me një gaz të plogët.

PERIODIK
Ligji periodik kim. Ligji që shpreh vetitë e elementeve kimike dhe të përbërësve të tyre sipas strukturës së atomeve. Sistemi periodik (i elementeve) Klasifikimi natyror i elementeve që bazohet në ligjin periodik.

PËRBËRË
Trup i përbërë, trup i formuar nga disa elemente më të thjeshta. Substancë e përbërë, substancë e formuar nga disa lëndë

PËRQENDRIM
Sasia e një lënde të shkrirë në një vëllim të caktuar tretësire. Përqendrim normal (i lartë). Llojet e ndryshme të përqendrimit të tretësirave.

PIGMENT
Lëndë e posaçme ngjyruese, zakonisht në trajtën e një pluhuri të hollë. Pigment ngjyrues natyror (artificial). Pigment i kuq për bojëra.

PIPËZ
Gyp i vogël prej qelqi, që përdoret për të marrë pak lëng nga një enë, zakonisht duke e thithur. Pipëz e shkallëzuar.

PLATIN
Metal i çmuar e shumë i rëndë, i butë si ari, me ngjyrë hiri në të bardhë, që shkrin në temperaturë të lartë e nuk ndryshket dhe që përdoret për të bërë sende zbukurimi, enë kimike etj. (simboli Pt). Minierë platini. Fletë (shtresë) platini. Penë me majë platini.

PLUMB
Metal i butë e shumë i rëndë, me ngjyrë hiri në të kaltërreme, që përpunohet pa vështirësi dhe përdoret gjerësisht në industri e në teknikë, për të veshur enë e aparate kimike etj. (simboli Pb). Tel plumbi. Kube plumbi. Kripëra plumbi. Bojë (ngjyrë) plumbi. Minierë plumbi. Nxjerrja e plumbit. E veshën me plumb.

PLUTONIUM
Metal që nxirret në mënyrë artificiale nga mineralet e uraniumit, ka veti radioaktive dhe përdoret për të përftuar energji bërthamore (simboli Pu). Plutonium i pastër. Bombë me plutonium.

POTAS
Kalium. Kloruri i potasit. Sulfati i potasit.

POTASË
Lëndë e ngurtë kokrrizore, në ngjyrë të bardhë e me veti gërryese, që përftohet nga hiri i drurit ose nga kloruri i kaliumit dhe që përdoret për prodhimin e plehrave kimike, të sapunit etj.; secila nga kripërat e kaliumit që përdoret në industri për qëllime të ndryshme. Potasë kaustike pluhur në ngjyrë të bardhë ose të verdhë, shumë gërryes, që shkrihet me lehtësi në ujë dhe përdoret për prodhimin e sapunit.

POTASIK
Që ka të bëjë me potasin, që i përket potasit, i potasit; që përbëhet prej potasit. Plehrat potasike. Sulfat potasik. Sapun potasik. Plehërim potasik.

PRECIPITIM
Dukuri kimike kur një lëndë e patretshme kullon e bie në fund.

PRECIPITON
Bie në fund të një tretësire a të një ene (për thërrmija të patretshme në lëngje); kullon, fundërron.

PROVËZ
Enë qelqi në trajtën e një gypi, zakonisht të shkallëzuar, që përdoret për punë laboratorike; epruvetë. Provëz me tretësirë. Mbushi provëzën. Hodhi ujë në provëz.

Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik

Comments
All comments.
Comments