Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik

Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik

K

halogen

KADMIUM
Metal me ngjyrë të bardhë, i shkëlqyeshëm, i butë dhe i përkulshëm si kallaji (simboli Cd). Sulfur kadmiumi. Shufra kadmiumi.

KAFEINË
Lëndë e veçantë që gjendet në kokrrat e kafesë e në disa bimë të tjera dhe që ka veti nxitëse për sistemin nervor, për zemrën, për qarkullimin e gjakut etj. Përmban kafeinë. I hoqën kafeinën.

KALCIUM
Metal i butë me ngjyrë të bardhë në të verdhë dhe i shkëlqyeshëm si argjendi, që është përbërës i kryesor i gurëve gëlqerorë (simboli Ca). Kalcium radioaktiv. Kloruri i kalciumit. Sulfati i kalciumit. Nitrati i kalciumit. Oksidi i kalciumit. I mungon kalciumi.

KALIUM
Metal i butë si dylli, me ngjyrë të bardhë e me shkëlqim argjendi (simboli K). Kloruri i kaliumit pluhur i imët, i bardhë, i ngjashëm me kripën e gjellës, që tretet mirë në ujë dhe përdoret si pleh në bujqësi. Plehrat e kaliumit. Sulfati i kaliumit pluhur i imët, në ngjyrë hiri të çelur, që tretet mirë në ujë dhe përdoret si pleh në bujqësi. Oksidi i kaliumit.

KALLAJ
Metal i butë, me ngjyrë të bardhë në të argjendtë, që shkrin lehtë dhe që përdoret zakonisht për të kallajisur enët e për të ngjitur sende prej metali etj. (simboli Sn). Oksid kallaji. Lidhje kallaji. Fletë kallaji. Minierë kallaji. Ngjit (lyej) me kallaj.

KARBIT
Bashkim i karbonit me një metal, kryesisht me kalciumin. Karbit kokërr. Pluhur karbiti. Llambë me karbit.

KARBOHIDRAT
Bashkime organike të përbëra nga karboni, hidrogjeni e oksigjeni, që gjenden me shumicë në natyrë, sidomos në prodhimet bimore, dhe përbëjnë bazën e gjithë veprimtarisë jetësore të organizmit të njeriut, të kafshës e të bimëve. Grupi (lloji) i karbohidrateve. I pasur me karbohidrate.

KARBON
Element kimik, jometal, që gjendet në natyrë i lirë ose në të gjitha lëndët organike (simboli C). Karbon radioaktiv. Çelik me karbon. Oksid karboni gaz i përbërë nga karboni dhe oksigjeni, pa ngjyrë, pa shije, helmues, që digjet lehtë. Sulfuri i karbonit lëng pa ngjyrë, helmues, me erë si të vezës së prishur, që avullohet shpejt.

KARBONIK
I përbërë nga karboni dhe oksigjeni, që përmban dyoksid karboni. Gaz karbonik gaz pa ngjyrë, më i rëndë se ajri, i tretshëm në ujë dhe helmues; dyoksid karboni. Acid karbonik acid që formohet nga shkrirja e gazit karbonik në ujë, acid i përbërë nga karboni, hidrogjeni e oksigjeni. Ujëra karbonike. Çelik karbonik.

KARBUR
Trup i përbërë që përftohet nga bashkimi i karbonit me metale (me hekurin, me kalciumin etj.). Karbur alumini. Karbur kalciumi.

KATALIZATOR
Lëndë që përdoret për të shpejtuar, për të ngadalësuar ose për të ndryshuar rrjedhën e një reaksioni kimik, por që vetë nuk pëson asnjë ndryshim. Përdorimi i katalizatorëve. Vetitë e katalizatorit.

KAUSTIK
Që ka vetinë të gërryejë, të brejë, të djegë a të prishë indet e gjalla; që ka veti gërryese, që bren një lëndë tjetër. Lëndë kaustike. Veprim kaustik. Sodë kaustike. lëndë e ngurtë me ngjyrë të bardhë, e tretshme në ujë, që ka veti gërryese, thith lagështirën dhe përdoret në industri e në mjekësi.

KLOR
Element kimik, gaz mbytës më i rëndë se ajri, i tretshëm në ujë, me ngjyrë të verdhë në të blertë dhe me veti helmuese e dezinfektuese (simboli Cl).

KLORIK
Acid klorik: tretësirë e përbërë nga hidrogjeni, klori e oksigjeni.

KLORUR
Kripë që përftohet nga bashkimi i acidit klorhidrik me një bazë. Kloruri i natriumit (i potasit). Kloruri i hidrogjenit. Kloruri i zinkut.

KOMBINOJ
Bashkoj dy a më shumë trupa të thjeshtë në një përpjesëtim të caktuar për të përftuar një lëndë të re të përbërë.

KRIPË
Përbërje kimike, formuar nga zëvendësimi i plotë a i pjesshëm i hidrogjenit të një acidi me metal e me njëvlerës të tij. Kripëra organike (joorganike). Kripëra minerale. Kripa e potasit. Kripa e hekurit. Kripa e argjendit.

KROM
Metal i fortë me ngjyrë hiri në të bardhë e me shkëlqim si argjend, që nuk ndryshket në ajër dhe që përdoret zakonisht në industri për të veshur sendet prej metali (simboli Cr). Nxjerrja e kromit. Përpunimi i kromit. Lidhjet e kromit. Industria e kromit. Minierë kromi. Minerali i kromit.

Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik

Comments
All comments.
Comments