Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik
E
EKSTRAKT
Lëndë që nxirret nga bimët, nga kafshët etj. me anë të proceseve mekanike a kimike. Ekstrakt i lëngshëm. Ekstrakt alkooli. Ekstrakt uthulle. Fabrika e ekstraktit.
EKSTRAKTTANIN
Ekstrakt i lëngshëm që nxirret nga bimë me tanin (si shqemja, valanidhi etj.) dhe që përdoret kryesisht për regjjen e lëkurëve. Prodhimi i ekstrakttaninit. Fabrika e ekstrakttaninit.
ELEKTROLIZË
Zbërthimi i disa lëndëve a trupave në pjesët e tyre përbërëse me anë të rrymës elektrike. Elektrolizë e thatë. Elektroliza e ujit (e bakrit).
ELEMENT Secila nga të njëqind e pesë lëndët e thjeshta të njohura deri me sot, që nuk mund të ndahen në pjesë përbërëse me metoda të zakonshme kimike. Element kimik. Element radioaktiv. Sistemi periodik i elementeve. Klasifikimi i elementeve.
ENË
Enë laboratorike. Enë kulluese.ETER
Lëng i pangjyrë, i djegshëm, shumë i avullueshëm e me një erë të mprehtë i cili përftohet nga bashkimi i alkooleve në mjedis acidi dhe përdoret kryesisht në mjekësi, në parfumeri e në teknikë. Eteret e thjeshta (e përbëra). Thith eter.
Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik