Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik
FITOHET
Përftohet, del diçka e re (nga bashkimi ose nga shkrirja e dy a me shumë lëndëve). Fitohet alumin.
FLUOR
Element kimik, gaz në ngjyrë të gjelbër në të verdhë dhe me erë shumë të fortë. Tableta fluori. Ujë me fluor.
FORMULË
Formulë kimike. paraqitja e përbërjes molekulare të një lënde kimike dhe e një procesi kimik me simbolet e elementeve e me numrin e atomeve.
FOSFAT
Kripë e acidit fosforik; pleh kimik që përmban kripëra të ndryshme të këtij lloji dhe që përdoret në bujqësi. Fosfati i zinkut. Fosfati i kalciumit. Përdorimi i fosfateve.
FOSFATIK
Që ka të bëjë me fosfatin, që i përket fosfatit, i fosfatit; që përmban fosfat, që përbëhet prej fosfatesh. Mineral fosfatik. Shkëmbinj fosfatikë. Kripëra fosfatike. Pleh fosfatik.
FOSFOR
Element i thjeshtë kimik, helmues, që gjendet në disa minerale, në kocka, në indet e bimëve e të kafshëve etj. dhe që ndrit në errësirë e ndizet lehtë (simboli P.); lëndë me ngjyrë si të kuqe, që përmban këtë element dhe që përdoret për të bërë shkrepëse. Fosfori i bardhë (i kuq). Fosfor radioaktiv. Fosfori i shkrepëseve. Oksidi i fosforit. Djegia e fosforit. Orë me fosfor. Bombë me fosfor.
FOSFORIK
1. Që ka të bëjë me fosforin, që i përket fosforit, i fosforit; që përmban fosfor, që përbëhet prej fosfori; që përmban fosforite. Pleh fosforik. Acid fosforik. Mineral fosforik. Kripë fosforike.
2. Që ndrit vetiu në errësirë; që jep një dritë si ajo e fosforit. Dritë fosforike. Shkëlqim fosforik.
FOSFORIT
Kripë e acidit fosforik, që shërben si lëndë e parë për prodhimin e superfosfatit. Shtresë fosforitesh. Fabrika e pasurimit të fosforiteve.
FUNDËRRESË
Grimca të vogla që bien në fund nga përzierja ose nga tretja e trupave në një lëng; shtresë e një lënde që është formuar nga grumbullimi i grimcave të tilla të vogla. Fundërresa e argjendit. Fundërresa e një përzierjeje.
Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik