Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik
R
RADIUM
Metal shumë radioaktiv, me ngjyrë të bardhë të ndritshme, që nxirret nga disa minerale të uraniumit dhe që përdoret në mjekësi, për rrezatime etj. (simboli Ra).
REAGON
Hyn në veprim me një lëndë tjetër.
REAKSION
Bashkëveprim midis dy a më shumë lëndëve gjatë shndërrimeve kimike. Reaksion kimik. Reaksion shkëmbimi (zëvendësimi, zbërthimi). Reaksion acid Reaksion zinxhir, shndërrim kimik ose zbërthim i pandërprerë i elementeve dhe i lëndëve, gjatë të cilit produktet e zbërthimit marrin pjesë në procesin e mëtejshëm;
REAKTIV
Lëndë që merr pjesë në një reaksion kimik dhe që duke u bashkuar me një lëndë tjetër jep mundësinë të zbulohet prania dhe sasia e kësaj në një përbërje që analizohet. Reaktiv kimik. Shishet e reaktivëve. Përdorimi i reaktivëve.
REAKTIV
Që shërben si reaktiv gjatë analizave kimike për të përcaktuar praninë dhe sasinë e një lënde në një përzierje. Lëndë reaktive.
RËNDË
Elementet e rënda, elemente, që kanë peshë atomike të madhe.
RRËNJË
Grup me atome në molekulat e lëndëve kimike, që merr pjesë në reaksionet pa u ndryshuar. Rrënjë kimike. Rrënjë acide (bazike).
RRËNJOR
Grup atomesh të lidhura ndërmjet tyre brenda një molekule, të cilat e ruajnë këtë lidhje dhe vetitë e tyre gjatë ndryshimeve që pëson molekula në përbërje të ndryshme.
Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik