Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik
OKSID
Bashkim kimik që del nga veprimi i oksigjenit mbi një metal a mbi një lëndë tjetër. Oksid i ngurti (i lëngët, i gaztë). Oksid alumini (bakri, hekurt, karboni, natriumi, plumbi, zinku). Shtresë oksidi.
OKSIDIM
Veprimi sipas kuptimeve të foljes oksidoj.
OKSIDOHET
Bëhet bashkimi kimik i një metali a i një lënde tjetër me oksigjenin dhe jep një oksid; kthehet në oksid; ndryshket. Oksidohet hekuri.
OKSIDOJ
Bëj të oksidohet; vepron mbi një metal a mbi një lëndë tjetër dhe e kthen në oksid; ndryshk; I oksidon metalet.
OKSIGJEN
Element kimik, gaz pa ngjyrë, pa erë e pa shije, i cili përbën rreth një të pestën e ajrit, është i domosdoshëm për frymëmarrjen e për djegien dhe, kur bashkohet me hidrogjenin, formon ujin (simboli O). Oksigjen i lirë. Oksigjen i lëngët. Oksigjeni i ajrit (i ujit). Drita (flaka) e oksigjenit. Atomet e oksigjenit. Ujë oksigjeni.
OKSIGJENUAR
Që ka në përbërjen e vet një sasi të rritur a të përqendruar të atomeve të oksigjenit; që është zbardhur ose është zverdhur me bashkime të tilla kimike, të cilat e kanë të rritur numrin e atomeve të oksigjenit. Bashkimet e oksigjenuara. Ujë i oksigjenuar. ujë që ka në përbërjen e vet një atom oksigjen më shumë se uji i zakonshëm. Flokë të oksigjenuar.
OZON
Gaz pa ngjyrë, me erë të fortë e të pakëndshme, i cili ka veti oksiduese dhe përdoret për të pastruar mirë plagët ose sendet e tjera. Ozon i gaztë (i lëngët) Shtresë ozoni.
Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik