Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik
VALENCË
Vetia që ka atomi i një elementi kimik për t’u bashkuar me një numër të caktuar atomesh të elementeve të tjera; lidhja ndërmjet atomeve. Valencë pozitive (negative). Valenca e hidrogjenit. Valencat e oksigjenit. Element me dy valenca.
VOLFRAM
Metal i fortë, mjaft i rrallë, me ngjyrë hiri të mbyllët, që shkrin në temperaturë shumë të lartë dhe përdoret kryesisht për fijet e llambave elektrike (simboli W). Burime volframi. Tel volframi. Shkrij volframin.
Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik