Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik
C
CERIUM
Metal i rrallë, i butë e me ngjyrë hekuri, që përdoret në disa lidhje metalike (simboli Ce).
CEZIUM
Metal alkalin shumë, i butë, me ngjyrë të bardhë si të argjendit, që përdoret në qelizat fotoelektrikë dhe në gypat e ndriçimit (simboli Cs).
CIKLIK
Që ka ndërtim unazor, që i ka atomet të vendosura në trajtë unazore. Përbërje ciklike. Grupi i elementeve ciklike.
CILËSOR
Analizë cilësore, studimi i përbërjes së një lënde, duke përcaktuar elementet e saj.
CITRIK
Acid citrik: acid me shije të thartë, që gjendet në frutin e limonit e të disa bimëve të tjera dhe që përdoret në industrinë ushqimore, farmaceutike etj.; acidi i limonit.
Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik