Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik
L
LEHTË
Elementet e lehta, elemente që kanë peshë atomike të vogël.
LIDH
Bashkoj grimcat e një elementi kimik me ato të një tjetri dhe i ndryshoj gjendjen e tij të lirë (në kiminë joorganike); bashkoj një element kimik me një tjetër (në kiminë organike). Lidh kimikisht.
LIDHEM
I bashkohen grimcat (një elementi kimik) me ato të një tjetri dhe ndryshon gjendja e tij e lirë. Lidhen kimikisht. Hidrogjeni lidhet me oksigjenin dhe jep ujin.
LIDHJE
Përzierje e ngurtë a e lëngët, që është fituar nga shkrirja e një metali me metale të tjera (ose me shtesa elementesh që nuk janë metale) dhe që ka veti të tjera fizike a kimike. Lidhje metalike. Lidhje shumë të forta (shumë të buta). Bronzi (tunxhi) është lidhje.
LIRË
Që nuk është në lidhje kimike me diçka tjetër; që është ndarë nga atomet duke u zhvendosur në hapësirën midis dy atomeve. Gaz (oksigjen, azot, squfur) i lirë. Elektron i lirë. fiz.
LIROHEM
Del jashtë, çlirohet. Lirohet nxehtësi (energji).
LIROJ
Lëshon diçka nga vetja, e nxjerr jashtë, çliron. Liron energji (nxehtësi).
Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik