Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik
M
MAGNEZ
Metal i butë e i lehtë, që ka ngjyrë të bardhë në të argjendtë dhe që digjet në ajër me një flakë verbuese (simboli Mg). Magnez i pastër. Oksid magnezi. Silikat magnezi.
MANGAN
Metal shumë i fortë me ngjyrë të bardhë në të hirtë, që gjendet në natyrë në trajtë oksidi, shkrin në temperaturë të lartë dhe përdoret kryesisht për prodhimin e çelikut e të gizës (simboli Mn). Mangan i shkrirë. Lidhje mangani.
MERKUR
Metal i lëngët në temperaturë të zakonshme, me ngjyrë të bardhë si të argjendit dhe me shkëlqim të fortë, që përdoret në mjekësi, në industri etj.; zhivë (simboli Hg). Oksidi i merkurit. Kripërat e merkurit. Llambë me merkur.
METAL
Trup i thjeshtë (si alumini, ari, bakri, hekuri, plumbi etj.) që është kryesisht në gjendje të ngurtë, i qëndrueshëm, i fortë e me shkëlqim të veçantë dhe që zakonisht petëzohet dhe e përcjell mirë nxehtësinë e elektricitetin. Metal i lehtë (i rëndë). Metal i pastër (i përzier). Metal i rrallë (i çmuar). Metal i petëzuar (i shkrirë). Metale të zeza hekuri, çeliku, giza, kromi etj. Metale me ngjyrë alumini, kallai, plumbi, zinku etj. Metale të çmueshme (fisnike) ari, argjendi, platini. Metal i bardhë. Industria e metaleve. Shufra metali. Punimi (përpunimi) i metaleve.
METALOID
Jometal.
METAN
Gaz natyror i thjeshtë, pa ngjyrë e pa erë, më i lehtë se ajri, që formohet nga shpërbërja e lëndëve organike nëpër këneta e në miniera qymyrgurore dhe që ndizet lehtë; gaz që formohet nga bashkimi i karbonit me hidrogjenin.
MIKROELEMENT
Element kimik (si bakri, bori, jodi, flori, magnezi, zinku etj.), që gjendet në trajtë gjurme në organizmat shtazore e bimore. Studimi (përdorimi) i mikroelementeve. Perimet përmbajnë mikroelemente shumë të dobishme për shëndetin e njeriut. Njeriu mikroelementet i merr me anën e ushqimeve.
MOLEKULAR
Që ka të bëjë me molekulën; që i përket molekulës, i molekulës. Pesha molekulare. Formula molekulare. Shtypja (tërheqja) molekulare. Fizika molekulare. Teoria molekulare.
MOLEKULË
Grimca më e imët e një lënde, që përbëhet nga atome dhe që mund të veçohet e të ruajë vetitë: kimike themelore të kësaj lënde. Molekula e hidrogjenit (e gazit karbonik). Molekula e një lënde të thjeshtë (e një lënde të përbërë). Lëvizja (shpejtësia) e molekulave.
MOLË
Bar mole, naftalinë
MOLIBDEN
Metal i rrallë dhe i rëndë, në ngjyrë të bardhë si të argjendit, që përdoret në mjaft lidhje metalike, sidomos në përgatitjen e çeliqeve me cilësi e me qëndrueshmëri të lartë. Mineral molibdeni. Çelik me molibden.
Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik