Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik
SH
SHAP
Kripë minerale (sulfati i dyfishtë i aluminit e i kaliumit) që të rrudh gojën; gur i bardhë që përbëhet prej kristalesh të kësaj kripe minerale dhe që përdoret për të bërë të qëndrueshme ngjyrat e pëlhurave, për të regjur lëkurët, për të ndaluar gjakun kur pritemi pak etj.
SHEQERIM
Veprimi sipas kuptimeve të foljes sheqeroj.
SHEQERMBAJTËS
Që përmban sheqerna. Bimë sheqermbajtëse.
SHEQERNA
Lëndë organike që përmbajnë sheqer.
SHEQEROHET
Shndërrohet në sheqer; shtohet përqindja e sheqerit. Sheqerohet mushti (amidoni).
SHEQEROJ
Shndërroj në sheqer; shtoj përqindjen e sheqerit.
SHPEJTUES
Lëndë e posaçme që përdoret për të shtuar shpejtësinë e zhvillimit të një procesi. Shpejtues organik (inorganik). Shpejtues i shkrirjes (i vullkanizimit).
SHPËRBASHKIM
Veprimi sipas kuptimeve të foljes shpërbashkon.
SHPËRBASHKOHET
Shpërbëhet në grupe atomesh, në atome a në jone. Acidet shpërbashkohen në tretësirë ujore.
SHPËRBASHKON
Shpërbën një molekulë në grupe atomesh, në atome a në jone. Shpërbashkon molekulat.
SHPËRBËRË
Që është tjetërsuar kimikisht, i kalbur, i prishur (për lëndët organike). Lëndë e shpërbërë.
SHPËRTHITHJE
Largimi i lëndëve të ndajthithura nga një trup i ngurtë ose nxjerrja e avujve a e gazeve të tretura në një lëng.
SHUMATOMIK
1. Që përbëhet prej disa atomesh (për molekulën e një trupi). Molekulë shumatomike. Përbërje kimike shumatomike.
2. Që është i aftë të bashkohet me shumë trupa njëatomikë ose me shumë atome të të njëjtit trup. Alkoolet shumatomike.
SHUMËBAZIK
Që ka shumë funksione acide, d.m.th. që ka molekulë të aftë të çlirojë shumë jone hidrogjeni në një tretësirë uji. Acid shumëbazik.
SHUMËVALENT
Që ka shumë valenca dhe mund të bashkohet me të njëjtin element në përpjesëtime të ndryshme (për elementet kimike). Element shumëvalent. Hekuri është shumëvalent.
Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik