Fjalor botanik | Fjalori i Botanikes

Fjalor Botanik
Fjalori i Botanikes

GERMA GJ

GJAK QUMËSHTI

GJAK QUMËSHTI
Tamblagjak.

GJAKOSHAR
1. Që bën kokrra me tul të kuq (për një lloj
portokalli); që e ka tulin të kuq (për kokrrën).
portokall me shegë.

GJALPËTORE
Bimë barishtore, me gjethe të gjera e me lule të
verdha, që rritet nëpër ara e që e ha shumë
bagëtia.

GJEMB (FERRË) GOMARI
Gjembaç, rrëfeshk.

GJEMBBARDHË
Bimë e egër shumëvjeçare me gjethe të zgjatura
e me gjemba, që rritet nëpër ara.

GJEMB LUGATI
Bimë njëvjeçare, me kërcell të degëzuar e plot me
gjemba të gjatë, me gjethe të buta, pa bisht e të
mbuluara me push të bardhë nga poshtë, që mbin
në vende të thata, buzë rrugëze e kullotave.

GJEMB UJKU
Ashe.

GJEMBAÇ
1. Bimë e egër barishtore me kërcell të
drejtë, me gjethe të mëdha, të zgjatura, të
dhëmbëzuara e me gjemba të fortë, me lule si
boçë ngjyrëmanushaqe; gjemb gomari, rrëfeshk,
ferreckë.
2. Emërtim i përgjithshëm i disa luleve të egra me
gjemba.

GJEMBBARDHË
Gjembbardhë.

GJEMBËRISHTË
Shkurre gjithnjë e gjelbër, me gjethe si të
borzilokut, të mbuluara në të dyja anët me push
dhe me lule ngjyrë trëndafili në të kuqe.

GJERDHISHTË
Shkurre e lartë, me degë pushatake në
ngjyrë argjendi, që bën lule të kuqe dhe kokrra të
vogla të zeza me erë të këndshme.

GJESHTËR
Gjineshtër

GJETHE DELLI
Bimë barishtore e egër me gjethe të trasha, me
shumë deje e të shtrira përtokë, që rritet anës
vijave të ujit e pranë moçaleve dhe përdoret në
mjekësinë popullore; dejëz.

GJETHËZ
Gjethe e vogël, që del në fillim në sythin e bimës;
gjethe e vogël, që është pjesë e një gjetheje të
madhe të përbërë.

GJETHIMË
Krifshë, mret.

GJILPËRËZ
Bimë barishtore e egër, që mbin nëpër
arat me grurë dhe që i ka gjethet shumë të holla
si gjilpërë e lulet ngjyrëmanushaqe të hapët.

GJINESHTËR
Shkurre e vogël, me degë të holla e të gjata, me
gjethe të rralla, të vogla e heshtake, me lule të
verdha, në trajtë vileje e me erë të këndshme, që
lidh si fryt një bishtajë; degët e kësaj bime që
përdoren për të thurur ose për të nxjerrë një fije
të fortë.

GJINEVERDHË
Lloj gjineshtre, nga lulet dhe rrënjët e së cilës del
një bojë e verdhë që përdoret për të ngjyer lesh,
të linjta etj.

GJIPISHTË
Bajame e egër.

GJUHË LOPE
Gjuhëlopë.

GJUHËDELE
Bimë barishtore e livadheve, me gjethe të gjata si
të dejëzës e me lule ngjyrë trëndafili të çelët.

GJUHËLOPË
Bimë barishtore dyvjeçare me kërcell të drejtë, me
gjethe pushatake të ashpra, të zgjatura në trajtë
heshte dhe me lule ngjyrëmanushaqe, të
grumbulluara në vile, që rritet zakonisht në fusha
e buzë rrugëve.

GJUHËNUSE
1. Bimë barishtore njëvjeçare me trup të vogël e
me gjethe të holla e të imëta, lulet e së cilës kanë
te bishti një zgjatim si gjuhë dhe janë të helmëta.
2. Ferrënuse.

GJUHËQEN
Bimë barishtore dyvjeçare me kërcell të degëzuar,
me gjethe të zgjatura si gjuhë qeni, me lule të
kuqërreme në një degëz nga rrëza e gjethes, që
mbin nëpër livadhe ose buzë përrenjve.

GJUNJËZ
Shkurre e ulët me degë të holla me nyje, me
gjethe shumë të vogla e me lule të bardheme, që
del nëpër shkëmbinj dhe që lidh disa kokrra të
kuqe të vogla me shije të athët.

GJUNJËZORE
Familje shkurresh të vendeve të ngrohta e të
shkretëtirave, në të cilën hyjnë gjunjëza e disa
shkurre të tjera.

GJURMË MUSHKE
Gjurmëmushkë.

GJURMËMUSHKË
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të rrëgjuar
e me gjethe qëngjajnë gjurmës së mushkës, që
rritet në vende me lagështirë dhe përdoret si bimë
mjekësore.

GJYSMËSHKURRE
Bimë që e ka pjesën e poshtme të kërcellit të
drunjëzuar, kurse pjesën e sipërme e ka si të
barishteve; bimë që nga kërcelli qëndron midis

barishteve dhe shkurreve.

Fjalor Botanik
Fjalori i Botanikes

Comments
All comments.
Comments