Fjalor botanik | Fjalori i Botanikes

Fjalor Botanik
Fjalori i Botanikes

GERMA S

SABAH
Lule sabahu > Lule mëngjesi.

SAKËZ
Halmucë.
salep
SALEP
Bimë barishtore shumëvjeçare me gjethe
të gjata, të mbështjella rreth kërcellit, me lule të
mbledhura si kalli dhe me zhardhok të
nëndheshëm, që përdoret për të përgatitur një
pije dhe në mjekësi.

SALLATË
Bimë barishtore njëvjeçare e llojeve të
ndryshme, me gjethe të mëdha të gjelbra, që
hahen të gjalla me vaj, me uthull e me kripë.

SALLATË DETI
Lloj alge me gjethe të blerta e të valëzuara që
rritet në det.

SALLGAM
Akacie
ak

SANËZ
Bimë barishtore shumëvjeçare me lule të mëdha
e të verdha në majë të kërcellit, me gjethe të holla
e të gjata, rrënja e së cilës ka shije të hidhur e
përdoret në mjekësi; bar zemre, agnushe.

SEFERGJEN
Borzilok

SEKULL
Bimë barishtore rreth dy metra e lartë, me gjethe
të grathëta, me lule qëngjajnë lulediellit dhe me
rrënjë si të patates që përdoren për ushqim. Pazi.

SELINO
Bimë barishtore dyvjeçare, e ngjashme me
majdanozin, por me gjethe më të mëdha, e cila
mbillet në kopshte dhe përdoret si erëz ndër
gjellë ose për sallatë.
Selino e egër > sherp.

SELVI
Qiparis.

SERDEN
Lulemëllagë.

SINAP
Bimë barishtore njëvjeçare me kërcell të gjatë, me
gjethe të mëdha trekëndëshe dhe me lule të
verdha në majë në trajtë vilesh, që bën fara të
vogla, të ndritshme, me shije të athët e djegëse;
farat e kësaj bime që përdoren në mjekësi dhe
për të përgatitur mustardën.

SITKË
Bimë barishtore shumëvjeçare me rrënjë të
trashë zvarritëse, me kërcell të lartë të
rrumbullakët, me gjethe të ashpra e të forta, që
rritet nëpër këneta dhe që përdoret për të bërë
rrogoza ose për mbulesa të lehta.

SOJË
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të drejtë e
të gjatë, me lule të vogla të bardha ose në ngjyrë
trëndafili, që bën bishtaja, kokrrat e të cilave
përdoren për të nxjerrë një lloj vaji ushqimor, për
miell etj.

SOPOJAK
Shkozëbardhë.

SORGUM
Bimë njëvjeçare me kërcell të drejtë e të lartë, me
gjethe të gjata e me lule qëpërngjajnë misrit, e
cila përdoret si ushqim për kafshët, zakonisht e
grirë, ndërsa disa lloje përdoren në industri për
prodhime të ndryshme; melekuqe.

SPEC
Bimë barishtore e butë me kërcell të
degëzuar, me gjethe vezake, me lule të vogla të
bardha, që bën fryte të fryra me lëkurë mishtake
në ngjyrë të gjelbër, të verdhë a të kuqe me fara
brenda dhe është një nga perimet me të
përhapura; frytet e kësaj bime që përdoren për
ushqim; piperkë.

SPËRËNGË
Shpargull.

SPINAQ
Bimë barishtore e butë njëvjeçare me gjethe të
mëdha si trekëndëshzgjatur, që dalin nga rrëza
e kërcellit; gjethet e njoma të kësaj bime që
përdoren për lakror e për gjellë të ndryshme.

SQETULL
Vend i thelluar aty ku nis të ndahet gjethja
nga dega ose një degë nga trupi i pemës.

STËRGJI
Shkurre e vendeve të Evropës Jugore, që rritet
deri në dy metra e gjatë, me gjethe në trajtë të
këmbës dhe që bën disa kokrra të kuqe.

STËRKUNGULL
Bimë barishtore kacavarëse e helmët, me
rrënjë mishtake, me lule si të blerta të mbledhura
në tufa, që lulëzon në maj-qershor dhe përdoret
në mjekësinë popullore.

SUMAK
Shqeme

SUMBULLARE
Bimë barishtore kacavarëse me gjethe të ashpra
në trajtë zemre, që bën kokrra si boça pishe me
fara, të cilat përdoren për t’i dhënë birrës shijen
dhe erën e veçantë; kulpër e butë.

SURVË
Vadhëz.

SUSAK
Kungull ujës.

SUSAM
Bimë barishtore e vendeve të ngrohta, me kërcell
të drejtë deri një metër e gjysmë, që mbillet për
farat e saj, nga të cilat nxirret një lloj vaji për
ushqim.

SYGJARPËR
Lloj lulëkuqeje, që rritet në vende të papunuara
ose në arat me grurë si bimë e egër e dëmshme.

SYKA
Bimë barishtore e helmët, që rritet në livadhe e
pyje, me gjethe të vogla të rrumbullakëta dhe me
lule ngjyrë trëndafili a vjollce në trajtë ylli.

SYTH
Bulë në majë a në anë të degës së drurit,
nga e cila shpërthejnë gjethet dhe rriten bisqe të

reja; mugull.

Fjalor Botanik
Fjalori i Botanikes

Comments
All comments.
Comments