Fjalor Botanik
Fjalori i Botanikes
GERMA V
VADHË
Dru i lartë deri njëzet metra, me lëvore të fortë e
të ashpër, me gjethe të gjata, të dhëmbëzuara e
me push nga poshtë, që bën lule të bardha dhe
kokrra të vogla me ngjyrë të verdheme e me shije
të athët; kokrrat e këtij druri, që përdoren për të
ngrënë, për të bërë raki etj.; vadhëz.
VADHËVIÇE
Lloj vadhe me gjethe në trajtë pëllëmbe, që rritet
ngadalë dhe bën lule të bardha e kokrra shumë
të vogla.
VALANIDH
Lloj dushku i viseve mesdhetare, me trung të
trashë e të lartë, me lëkurë ngjyrë hiri e të
plasaritur, me gjethe vezake, dhe që bën lëndë të
mëdha e me kapuç të gjerë, të cilat përmbajnë
tanin e përdoren për të regjur lëkurët.
VALERIANË
Bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell të
drejtë, me gjethe të zgjatura e të dhëmbëzuara,
me lule të bardha ose të trëndafilta në trajtë tufe,
që rritet në livadhe, në pyje etj. dhe që ka një
rizomë të shkurtër me rrënjë të holla e të
degëzuara, e cila përdoret në mjekësi.
VANILJE
Bimë barishtore kacavarëse e vendeve
tropikale, që bën fryte në trajtë bishtaje të gjatë e
të hollë dhe me erë të këndshme; fryti i kësaj
bime.
VASTAK
Tufëz lulesh a kokrrash, që dalin së
bashku në një bisht ose në një kërcell të hollë
dhe që varen poshtë si kalli gruri; vile, bistak.
VEMESOR
Që është i veshur a i mbuluar me një cipë të
hollë, me vemesë (për një farë, për qelizën etj.);
që është si vemesë.
VENJË
Shkurre jo e lartë e viseve malore, me lëvore
ngjyrë hiri të errët, me degë të holla, me gjethe
në trajtë flluskash në degët e sipërme e në trajtë
halash në degët e poshtme, që bën kokrra të
trasha me fara brenda dhe përdoret për të bërë
vegla shtëpiake e sende zbukurimi.
VERR
Dru i ulët me lëvore të lëmuar ngjyrë hiri, me
gjethe vezake e të dhëmbëzuara, dhe me lëndë
të fortë që rritet buzë lumenjve e në vende me
lagështirë dhe që përdoret zakonisht në ndërtim.
VERRI
Verr.
VESH GOMARI
Veshgomar, babanik.
VESHLEPUR
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell zvarritës,
me gjethe të zgjatura si vesh lepuri, me lule të
bardha në trajtë kupe dhe me frytin si kapsulë të
mbushur me fara të helmëta, që mbin zakonisht
nëpër arat me grurë.
VESHTULL
Gjini bimësh që rriten në vende me klimë
të nxehtë a të butë, me gjethe të trasha, me lule
që dalin në majë të degëve, me fryt të tultë e me
shumë fara brenda. Veshtullake
VETËPJALMIM
Pjalmimi i luleve me polenin e vet.
VEZORE
Pjesa e poshtme dhe e fryrë e pistilit të
lules, që formohet pas pjalmimit të saj.
VËLLA
Kalli misri, gruri etj., që del e rritet
njëkohësisht nga e njëjta rrënjë; këlysh;
disa kallinj misri të ngjitur së bashku.
VËLLAZËROJ
Nxjerr bisqe a filiza nga i njëjti vend, nxjerr vëllezër.
VGJE
Pishë e zezë, kreshtë, halë; pishë e butë.
VIDH
Dru i lartë që rritet nëpër pyje, me trung të
drejtë, me kurorë të gjerë, me gjethe vezake të
mprehta në majë, me lëvore në ngjyrë të
kuqërremtë, që ka lëndë të fortë dhe përdoret në
ndërtim e për mobilie. Caracë.
VIDHEZ
Kokrra e caracës, kalibobë. çuçume
VIDHORE
Familje drurësh e shkurresh, ku bëjnë pjesë vidhi etj.
VIGJËZ
Grashinë.
VILE
Lulesë e disa bimëve e drurëve, që
përbëhet prej lulesh të mbledhura tufë në një
bisht të përbashkët si një vesh rrushi.
VISHNJË
Lloj qershie që bën kokrra ngjyrë të kuqe
të errët dhe pak majhoshe; kokrrat e kësaj peme.
VISHNJË E EGËR
Shkurre a dru i ulët me gjethe të rrumbullakëta, me
lule të imëta, të bardha e me erë të këndshme, që bën
kokrra sa një qershi e vogël, në ngjyrë të zezë, pa lëng
e të hidhura; qershi e egër.
VJEGJËS
Shkurre e vendeve mesdhetare e të ngrohta, me
degë të holla e të gjata, me gjethe treshe të vogla
e vezake, me lule të verdha në trajtën e një
fluture në majë të çdo kërcelli të ri, që rritet më
shumë në shkëmbinj e në troje malore.
VJOLLCË
Bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe në
trajtën e zemrës, e cila në fillim të pranverës bën
lule me ngjyrë të kaltër si në të kuqe dhe me erë
të mirë; manushaqe.
VRUSHKULLORE
Ferrac.
VULËR
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të
trashë e të drejtë, me gjethe të gjata e të holla,
me lule në trajtë tufëze në majë të çdo kërcelli, që
mbin e rritet zakonisht nëpër ara dhe që dëmton
të mbjellat; tallë.