Fjalor Botanik
Fjalori i Botanikes
GERMA NJ
NJËANËSOR
I vendosur akthyer vetëm nga njëra anë.
NJËTHELBOR
Që e ka farën me një thelb.
NJËVJEÇAR
Që e kryen ciklin e plotë të zhvillimit
brenda një viti.
GERMA O
OKËR
Tepë. Kashtë okre.
OKLIM
Dru pylli me fletë si të dardhës e me push, me
degë të holla, që kanë palcë të trashë në mes
dhe që përdoren për të bërë cigarishte.
OMAN
Shkurre e helmët, me lule të verdha dhe me erë
të mirë, që rritet në vende me lagështi.
ORESHKË
Mollë dheu.
ORIZ
Bimë barishtore njëvjeçare e vendeve të ngrohta
me kërcell të drejtë e me nyja, që mbillet e rritet
në ngastra me ujë dhe që bën kokrra të vogla si
të grurit; kokrrat e kësaj bime, me të cilat bëjmë
pilaf ose gjellë të tjera.
ORKIDE
Bimë barishtore shumëvjeçare e vendeve të
nxehta, me rrënjë si patate, me lule të bukura e të
merme në trajta e në ngjyra të ndryshme, që
përdoren për zbukurim ose për vajra erëmira.
OSAKË
Bezgë, sfakë.