Fjalor botanik | Fjalori i Botanikes

Fjalor Botanik
Fjalori i Botanikes

GERMA G

GAÇKË
Lakër e bardhë.

GALLORE
Bimë barishtore si kaçubë e gjerë, që mbin nëpër
ara dhe dëmton të lashtat.

GATH
Grumbull lulesh në trajtën e një vileje a te
një kalliri që varet; vastak, lëvare.
GËRDEC
GËRDEC
Shkurre e vogël e viseve të ftohta malore,
me lule si vile të bardha a të kuqërreme e me
gjethe të trasha, që përdoren në mjekësinë
popullore për sëmundjet e veshkave a të
fshikëzës së ujit.

GËRTHAC
Ullastër.

GËRTHE
Dredhëz, luleshtrydhe.

GËSHILL
Bimë barishtore e egër, e cila nxjerr nga kërcelli
një lëng të bardhë si qumësht dhe i ka gjethet me
gjemba të butë, që i hanë shumë bagëtitë.

GËSHTENJË
1. Dru i viseve malore, me trung të madh e
me gjethe si heshtë, që bën fryte në trajtë
kokrrash të vogla, të veshur me një lëkurë të
ndritshme ngjyrëkafe e me një shark me gjemba;
2. Fryti i kësajpeme,cili hahet.

GËSHTENJË E EGËR
Drumadh me lule të bardha të mbledhura tufë
në trajtën e një koni, që mbillet anës rrugëve ose
nëpër parqe për zbukurim.

GËSHTENJË KALI
Gështenjë e egër.

GËVEZHËZ
Bimë barishtore shumëvjeçare e livadheve me
shumë kërcej të hollë, me gjethe të mbledhura
nga pesë, me lule në ngjyrë të verdhë ose
manushaqe të ngjashme me ato të tërfilit, që e
hanë shumë bagëtia.

GLIKANXO
Bimë barishtore me lule të bardha si ombrellë, me
fara të ëmbla e të merme që përmbajnë vaj; farat
e kësaj bime.

GOJASLLAN
Lulegojë.

GOJË UJKU
Gojujk.

GOJËKRAPE
Lulegojë.

GOJËLUAN
Gojujk.

GOJUJK
Lulegojë.

GOMARE
1. Dardhë gushtake, që i bën kokrrat të
mëdha, me ngjyrë të verdhë në të kuqe dhe me
shumë lëng;
2. Kokrrat e kësaj dardhe.

GOMARTH
Gjembaç.

GORRICË
1. Dardhë e egër me degë të shkurtra e me
gjemba, që bën kokrra të vogla e të forta, të cilat
zbuten e ëmbëltohen kur piqen ose kur rrinë në
kashtë;
2. Fryti i kësaj i peme.

GRAM
Bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell të
nyjëzuar e zvarritës, me gjethe të sheshta, të
holla e të gjata, që rriteti shtrirë për tokë bashkë
me të lashtat, më bimët prashitëse ose anës
arave dhe që përdoret si ushqim për bagëtinë;
krisje.

GRAMOR
Që lidhet me gramoret, që i përket familjes së
gramoreve, që bën pjesë në familjen e gramoreve.

GRAMORE
Familje bimësh njëthelbore, kryesisht barishtore,
me kërcell të rrumbullakët, zakonisht fyl
përbrenda e të nyjëzuar, me lule të grumbulluara
në kalli a në trajtë fshese, si grami, gruri, misri,
elbi, thekra, tërshëra etj.

GRAMUJË
Gram që rritet në këneta a në vende me
lagështirë e me ujë.

GRASHINË
Bimë barishtore zvarritëse e kacavarëse me
kërcell të degëzuar, me gjethe çift e me lule
ngjyrëmanushaqe ose të verdha, që lidh bishtaja
me fara të zeza dhe që dëmton drithërat e
sidomos grurin, por është ushqim i mirë për
bagëtinë; secila nga kokrrat e bishtajave të kësaj
bime.

GRATHATEL
Grathatë.

GRATHATË
Shkurre e vogël me degë të holla e të dendura
me gjethe si hala, që çel lule në ngjyrë trëndafili,
të cilat shërbejnë si kullotë e mirë për bletët.

GRATHËL
Gjembaç.

GRILL
Shkurre zbukuruese, e cila rritet deri në dy metra
e lartë, me gjethe trifletëshe e me lule të verdha
në trajtë vileje, që lidhin fryte si bishtaja.

GROBULL
Koçkull.

GROSHËZ
1. Bimë barishtore njëvjeçare që rritet nëpër
livadhe ose nëpër ara të mbjella me të lashta, me
kërcell të përdredhur e me gjethe të vogla e të
holla, që çel lule të kuqërreme dhe bën fryte si
bishtaja.
2. Thjerrëz.

GROSHILË
Modhull.

GROZHËL
Bimë barishtore kacavarëse, me kërcell të hollë e
të përdredhur, që çel dy-tri lule në një vend me
ngjyrë vjollce të hapët dhe që e bën frytin si
bishtajë të mbushur me kokrra të vogla e të
rrumbullakëta.

GRUNAMADH
Bimë mjekësore, me kërcell të drejtë, me gjethe të
këmbyera si të tërfilit, që bën lule ngjyrëkafe, të
bashkuara në vile dhe me erë të mirë.

GRUNESHË
Bimë barishtore njëvjeçare, që rritet nëpër ledhet
e arave e në gurishte, me lule ngjyrë vjollce e me
gjethe të trasha e pushatake, të cilat përdoren në
mjekësinë popullore për mjekimin e pjesëve të
vrara a të shembura të trupit dhe për plagët.

GRUNOR
Bimët grunore, Tërësia e bimëve barishtore
njëvjeçare me kërcell si cilindër, të zbrazët e me
nyja, me lule të grumbulluara në kalli, që bëjnë
fryte njëthelbore (si gruri, thekra, elbi etj.).

GRURË
Bimë barishtore shumëllojesh e arave, me kërcell
të drejtë e të nyjëzuar, me gjethe të holla e të
gjata, që bën kallinj të mbushur me kokrra të
vogla e që mbillet zakonisht çdo vit; kokrrat e
kësaj bime, të cilat bluhen e bëhen miell.

GRURËKUQ
Lloj gruri me kalli të madh e pak të shtypur, që
bën kokrrat në ngjyrë të kuqërreme dhe jep
prodhim të lartë.

GRURTH
1. Bimë barishtore njëvjeçare qëngjan
grurit e që rritet anës arave ose nëpër lëndina;
grurëegër, grurë breshke.
2. Elbth, kath.

GRUZË
Buhavicë.

GUGUSHARE
1. Luleshtrydhe.
2. Mare.

GUGUSHE
Lulja e lofatës.

GUNEZË
Bar blete, milcë.

GUNISHTE
Bimë barishtore me fletë të vogla si të ullirit e të
mbuluara me push, që çel lule ngjyrëmanushaqe

GURGULLESHË
Bimë barishtore me gjethe të mëdha, me rrënjë si
kokë hudhre, që përdoret në mjekësinë popullore
kundër ngalosës së bagëtive; bar ngalose.

Fjalor Botanik
Fjalori i Botanikes

Comments
All comments.
Comments