Fjalor Botanik
Fjalori i Botanikes
GERMA Ç
ÇAÇANIK
Pema e arrës; kokërr arre me lëvozhgë të
njomë.
ÇAFËR
Lloj gruri me kokrra të mëdha e të rrumbullakëta.
ÇAJ
1. Shkurre, që rritet në disa vende të
ngrohta, me lule të bardha, me gjethe përherë të
gjelbra e me erë të këndshme, që thahen e
përdoren për të përgatitur një pije të ngrohtë; çaj i
zi, çaj Evrope; emërtim për disa lloje të veçanta
bimësh barishtore të vendit tone, që përdoren për
të përgatitur një pije të ngrohtë.
ÇAKLLAZ
Bar breshke, halmucë.
ÇALLMARE
Bimë barishtore zbukuruese me kërcell të gjatë
dhe me lule pa erë, që i kanë petlat të mbledhura
njëra mbi tjetrën.
ÇAM
Bredh
ÇAPAROZ
Lloj gruri kokërrmadh e i fortë, me ngjyrë të
bardhë në të kuqërremë e me hala të zeza.
ÇAUSH
Rrush çaush lloj rrushi kokërr i madh dhe i bardhë.
ÇERÇEM
Carac.
ÇETINË
Pishë e zezë, borigë.
ÇILEK
Luleshtrydhe, dredhëz.
ÇOL
Lloj bime që rritet nëpër moçalishte dhe e
hanë kafshët e ngarkesës.