Fjalor Botanik
Fjalori i Botanikes
GERMA T
TAÇE
Bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe
gjatoshe të dhëmbëzuara e gjithnjë të blerta, me
lule të mëdha në të gjelbër e me erë të mirë që
çelin në dimër, e cila rritet në vende me shkurre
ose në kullota dhe përdoret në mjekësinë
popullore. Shpendër.
TAKËR
Bimë barishtore nga familja e mëllagoreve, me
fletë pak të trasha e pushatake, të cilat, së
bashku me rrënjët, përdoren në mjekësi; mëllagë uji.
TALLË
Bimë barishtore e dëmshme, e gjatë rreth
një pash, me rrënjë të trasha e të helmëta, e
ngjashme me misrin, por me gjethe të holla e me
një xhufkë plot fara si të melekuqes në krye;
vulër.
TAMBLAGJAK
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell shumë
të gjatë, me rrënjët plot me një lëng si qumësht,
shumë të hidhur e të verdhë, me gjethe në ngjyrë
deti nga ana e poshtme dhe me lule të verdha, që
përdoret në mjekësi; bar jodi, gjak qumështi.
TAMBLATORE
Qumështore.
TAPË
Dru, nga i cili nxirret kjo lëndë.
TATAREQ
Herdhaqen, fshikakuq.
TATULL
Bimë barishtore e helmët, e lartë deri një
metër e gjysmë, me lule si zile, me frytin me
gjemba të dendur dhe me gjethe vezake e të
dhëmbëzuara, të cilat përdoren për mjekimin e
astmës, të plagëve etj.
TELISH
Bimë shumëvjeçare, me kërcej të dendur, me
rrënjë të holla e me shumë gjethe në fund, që
rritet në kullota e në livadhe dimërore, lulëzon
nga maji në korrik dhe shërben si ushqim për
bagëtinë.
TËRFIL
Bimë barishtore me kërcell të drejtë e të hollë, me
degëza të vogla që kanë në krye tri gjethe së
bashku në trajtë zemre, me lule të vogla në ngjyrë
të kuqe, të trëndafiltë, të verdhë a të bardhë, që
lulëzon në muajt qershor-korrik dhe që mbillet e
përdoret si ushqim me vlerë për bagëtinë ose për
të pasuruar tokën.
TËRSHËRË
Bimë e ngjashme me grurin, me kërcell të hollë, të
drejtë e të gjatë rreth një metër, me fara të
mbledhura tufë, të veshura e me dy hala ose në
trajtë dhëmbëzash, që përdoren kryesisht si
ushqim për bagëtinë.
Tërshërë e egër > bar i keq njëvjeçar i ngjashëm me
tërshërën, që dëmton rëndë të lashtat.
Tërshërë e zbehtë > bimë barishtore shumëvjeçare,
me kërcell të hollë deri një metër të lartë, me zhardhok
të shkurtër, me gjethe të gjera e me lule të mbledhura
si fshesë, që bën disa kallinj të vegjël.
TIS
Bërshen.
TJEGULLORE
Lloj fieri me fletë të gjata dhëmbë-dhëmbë që
mbin nëpër shkëmbinj e nëpër mure.
TRASHJE
Kërpudhë trashje > lloj kërpudhe në ngjyrë të
bardhë, me shumë mish, që hahet.
TREFLETËSH
Tërfil.
TRËNDAFIL
Shkurre zbukuruese deri në dy metra e
lartë, me gjemba të gjatë, me lule të mëdha
fletë-fletë, të bukura, të mbledhura, me erë të
këndshme e në ngjyrë të bardhë, të kuqe, të
verdhë etj.;
Trëndafil breshke > balkrocë
Trëndafil i egër > shkurre e egër deri në tre metra e
degëzuar dhe me gjemba të fortë, me lule në ngjyrë
të bardhë me pesë petla e me erë të mirë, që bën
kokrra të kuqe me shumë fara brenda; kaçe
TRËNDAFILORE
Familje bimësh, në të cilën hyjnë trëndafilat,
ferrat, murrizi etj.
TRIDHËBOTË
Lloj zambaku, me gjethe të gjata e si gyp, me lule
me gjashtë-shtatë petla të përveshura e në
ngjyrë jargavani, që varen poshtë.
TRIKË
Bimë barishtore njëvjeçare e helmët, me
gjethe të holla, me lule tufa-tufa, të vogla, të kuqe
e si hinkë, që mbin nëpër livadhe e që përdoret
në mjekësi; bar ethesh.
TRISHULL
Shkurre pyjesh shumë e lartë, me lëvore të
lëmuar, me gjethe të përbëra prej pesë ose
shtatë fletëzash të përkundërta, në trajtë vezake
e të dhëmbëzuara, me lule të bardha pak si në të
kuqe të grumbulluara në vile, që bën kokrra të
vogla si qiqra; shtog i egër.
TRUMZË
Shkurre shumëvjeçare me kërcej të vegjël, të
fortë e me shumë degë, me gjethe të ngushta, në
ngjyrë hiri si në të gjelbër dhe me erë të
këndshme; me lule të bardha, që bën kokrra të
vogla vezake e që përdoret shumë për përgatitjen
e lëndëve të merme. Trumzë e butë, livandë.
TUFËKUQE
Bimë që i ka lulet si tufa të kuqe.
TUFK
Pluhuri i lules, endi.