Fjalor botanik | Fjalori i Botanikes

Fjalor Botanik
Fjalori i Botanikes

GERMA TH

THANË

THANË
Bimë që rritet e lartë a si shkurre, me dru të
fortë, me gjethe të vogla vezake e të ashpra, që
lulëzon herët në pranverë dhe bën kokrra të
kuqe, gjatoshe si ulli me shije të athët; kokrrat e
kësaj bime.
Thanë e egër > thanukël.
Thanë ujku > thanukël.

THANËKEQE
Thanukël.

THANËKUQE
Thanë.

THANËQERE
Thanukël.

THANUKËL
Dru a shkurre që i ngjan thanës, me gjethe
vezake, të lëmuara nga sipër dhe me push
poshtë, që bën kokrra të zeza e të hidhura si të
shtogut, të cilat nuk hahen; thanë e egër.

THARTORE
Lëpjetë mali, uthullaç; uthullishte, uthullnike,
lëpjetë lepuri

THARTUSHË
Një lloj nejçe, që i ka fletët të ngjashme me
ato të lëpjetës së kalit.

THEK
Pjesa e lules së disa bimëve, që përmban endin.
Thekët e misrit.

THEKËR
Bimë njëvjeçare që mbillet si drithë sidomos në
zona malore, me kërcell si të grurit, me kokrra të
murrme, të gjata e të holla; kokrrat e këtij drithi,
që përdoret për ushqim.

THELB
Fletët e para që mbështjellin embrionin brenda farës
së bimëve, të cilat çelin lule, e lidhin fryte.

THERIBUJKË
Ferrënuse

THERIMI
Rrushkull.

THERPELË
Rrushkull.

THËRROKE
Familje bimësh që rriten si shkurre si
gjysmëshkurre, si drurë të vegjël a si barëra
pothuaj në të gjithë botën, e sidomos në vendet e
ngrohta (si xerxelet etj.) dhe që përmbajnë në
lëngun e lëvares lëndë helmuese, e cila përdoret
zakonisht në mjekësi.

THËRROKORE
Shkurre e ulët helmuese, me shumë degë, me
lëkurë të murrme, me gjethe vezake të
qëndrueshme, me lule të bardha e me erë të
këndshme, që çel në maj dhe bën kokrra të kuqe
e me lëng; xerxele, bar thëllëze.

THITHAK
Filiza, lastarë a degë shumë të holla
anësore, që dalin në sytha të pemëve ose në
nyje të bimëve dhe që rriten duke thithur
ushqimin nga pemët a nga bimët ku mbijnë.

THITHËS
Thithak.

THJERRË
Thjerrëz.

THJERRËZ
Bimë bishtajore njëvjeçare, me lule të
vogla e të bardheme dhe me bishtajë të shkurtër;
kokrrat e kësaj bime, të vogla, e të shtypura me
dy faqe të mysëta dhe me buzë të holla, që
përdoren për ushqim.

THONJËZ
Bimë me kërcell të veshura plot me gjethe në
trajtë gjembash si thonjtë e maces; që qel lule të
vogla në ngjyrë portokalli; thonj maceje; lulja e
kësaj bime.

THRASHEGËR
Qershizë, qershigël, qershi toke, rrush mali.

THRUMBE
Shkurre e vogël e vendeve të thata mesdhetare,
përherë e gjelbër, me erë të këndshme, me lule
në ngjyrë trëndafili në të bardhë e si kalli, që çelin
nga maji deri në gusht.

THRUMBISHTË
Thrumbe.

THUAPULË
Bimë shumë vjeçare e kullotave; me rrënjë,
boshtore, me kërcej të shpeshtë e të lartë, me
gjethe pesë e nga pesë në çdo degë dhe me lule
në ngjyrë të verdhë në të kuqërremtë.

THUNDËRMUSHKË
Bimë barishtore shumëvjeçare, më kërcell të
mbuluar me push të hollë, me gjethe të
dhëmbëzuara, të ngjashme me gjurmën që lë
thundra e mushkës, me lule të verdha, të
mbledhura në majë të kërcellit, e cila rritet në
vende me lagështi dhe përdoret në mjekësi.

THUNDËRZ
Thundër mushkë.

Fjalor Botanik
Fjalori i Botanikes

Comments
All comments.
Comments