Fjalor botanik | Fjalori i Botanikes

Fjalor Botanik
Fjalori i Botanikes

GERMA Y

YLLËS

YLLËS
Lloj karafili i vogël, që ka zakonisht pesë
petla në ngjyrë trëndafili.

GERMA Z

ZABARI
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të
drunjëzuar, që rritet nëpër vende të thata dhe që
përdoret në mjekësinë popullore për të shëruar
sifilizin.
ZAKUM
Helmës.
ZAMBAK
ZAMBAK
Bimë me kërcell të hollë e të drejtë, me zhardhok
të vogël, me gjethe të gjata si heshtë, me lule si
hinkë në ngjyrë të kuqe, të bardhë, të verdhë etj.
dhe me erë të mirë, që lulëzon në fillim të verës
dhe që rritet për zbukurim.
ZAMBAKORE
Familje bimësh, në të cilën bëjnë pjesë zambakët,
zymbylat, qepët e hudhrat.
ZBARDHËSH
Zbardhulinë.
ZBARDHULINË
Shtresë e hollë, e zbërdhulët, që gjendet
ndërmjet pjesës së drunjtë dhe lëkurës së drurit;
barmë.
ZERDELI
Pemë e afërt me kajsinë, që bën kokrra më të
vogla, me ngjyrë të verdhë, me erë të këndshme
dhe me bërthamë të hidhur; kokrrat e kësaj
peme.
ZGJEBËÇ
Shkurre kacavarëse, e gjatë pesë-gjashtë metra,
me gjethe të vogla rënëse, me lule të bardha ose
ngjyrëvjollcë, që bën kokrra të vogla me bisht të
shkurtër.
ZJARRTH
Sëmundje e disa bimëve si duhani, misri,
rrushi etj., që u djeg gjethet.
ZOGËL
Shkurre a dru i vogël me myjë ngjyrë
trëndafili, me gjethe rënëse, të gjera e me bisht të
gjatë, me kokrra të rrumbullakëta e të zeza kur
piqen, lëvorja e kokrrat e së cilës përdoren për
ngjyrosje dhe në mjekësi.
ZOKTH
Vadhëviçja e bardhë.
ZONJË E BUKUR
Helmarinë.
ZVARRANIKE
Lloj luleje me kërcell të hollë, i cili zvarritet
e ngjitet zakonisht nëpër mure dhe në pemë.
ZYMBYL
Bimë barishtore me zhardhok të vogël, me gjethe
të zgjatura si heshtë, me lule të vogla si hinkë e
zakonisht të grumbulluara në tufë, në ngjyrë të
kaltër, të bardhë, trëndafili etj. dhe me erë të

mirë, që lulëzon në fillim të pranverës.

GERMA ZH

ZHABINË

ZHABIL
Zhabinë.

ZHABINË
Bimë barishtore e helmët, zakonisht njëvjeçare,
që bën lule të verdha me pesë petla dhe që rritet
në toka me lagështirë.

ZHABINOK
Zhabinë.

ZHABINORE
Familje bimësh barishtore e shkurresh, ku bëjnë
pjesë zhabina, kulpra etj.

ZHAPATRINË
Bimë barishtore, rrënja e së cilës përdoret në
mjekësinë popullore për të bërë një bar kundër
etheve.

ZHARDHOK
Pjesë e rrënjës a e kërcellit te disa bimë si patatja
etj., e tultë dhe e fryrë si kokërr, që zhvillohet nën
tokë e që mund të përdoret si ushqim.

ZHOL
Myshk.

ZHUKË
Lloj xunkthi, me rrënjë të gjerë dhe me fije
të holla e të gjata, që dalin drejtpërdrejt nga
rrënja dhe që mbarojnë sipër me një krekëz të
mbushur me fara dhe me një gjemb.

ZHULICË
Lloj gruri i vendit, mielli i të cilit është i mirë për
petë.

ZHUMBRICË
Bar që rritet si tufë në livadhe e kullota, me gjethe
të vogla ngjyrë hiri e me erë të mirë, që përdoret

në mjekësi e si erëz për gjellë.

 

Fjalor Botanik
Fjalori i Botanikes

Comments
All comments.
Comments