Fjalor Botanik
Fjalori i Botanikes
GERMA LL
LLAPUSHË
LËPUSHË
LLASHTËR
Bimë e egër barishtore, me gjethe të holla
e të vogla, me lule të bardha në tufë, bishtat e të
cilave, kur thahen,përdorin zakonisht si kruese
dhëmbësh.
LLOSH
Lloj barigjatë me gjethe të holla e me
majë, që rritet nëpër pyje, në kullota, në arat e
mbjella etj. dhe e hanë shumë bagëtitë.
LLUKË
Bli.
GERMA M
MADËRGONË
Bimë barishtore helmuese pa kërcell, me
rrënjë të mëdha, me gjethe të gjera që kanë erë
të rëndë dhe me lule të verdha në të gjelbër; bar i
trashë.
MAJDANOZ
Bimë barishtore, që mbillet në kopshte, me kërcell
të butë e të hollë, me gjethe të vogla e pak të
çara, të cilat kanë erë të këndshme e përdoren si
erëza në gjellë të ndryshme.
MAKTH
Lloj baringjashëm me trëndelinën, që rritet
zakonisht në ara të mbjella me grurë dhe bën lule
të verdha a të bardha e me erë si të mjaltit.
MAN
Pemë me kurorë të gjerë, me gjethe si zemër e të
dhëmbëzuara, që lidh kokrra të përbëra prej
kokrrizash të lëngshme e të ëmbla, në ngjyrë të
bardhë, të kuqe a të zezë; kokrrat e kësaj peme,
të cilat hahen ose përdoren për të bërë raki,
pekmez etj.
MANAFERRË
Shkurre plot gjemba, me degë të holla e të
përkulura, me gjethe të dhëmbëzuara, me lule
ngjyrë trëndafili në të bardhë, e cila bën kokrra si
të manit e në ngjyrë të zezë kur piqen; kokrrat e
kësaj shkurreje, që kanë shije të ëmbël a
majhoshe dhe hahen ose bëhen reçel etj.;
ferrëmanzë.
MANDARINË
Agrume si portokalli, e cila bën kokrra të vogla,
me lëkurë të hollë, qëqërohet lehtë, të ëmbla
dhe me erë të mirë; kokrrat e kësaj agrumeje.
MANUSHAQE
1.Vjollcë.
2.Manushaqe e verdhë badër me lule të
verdha, që rritet zakonisht nëpër këneta.
MANXURANË
Rigon.
MARAJ
Maraq.
MARAQ
1. Bimë barishtore shumëvjeçare e ngjashme me
koprën, me kërcell të degëzuar, me gjethe të
holla si fije e me erë të mirë dhe me lulesë të
verdhë, që rritet zakonisht nëpër ledhe në vende
të thata e përdoret si erëz në gjellë ose si bimë
mjekësore.
2. Maraqi ëmbël, Lloj maraqi që mbillet në
kopshte dhe që e ka rrëzën e kërcellit të
mbështjellë me disa palë petësh të tulta, të cilat
hahen si sallatë ose gatuhen në mënyra të
ndryshme.
MARASKË
Bimë barishtore e egër, e ngjashme me koprën,
me gjethe të holla si fije, me lulesë të bardhë në
majë të kërcellit e me fara të helmëta, që rritet
nëpër moçale e kullota me lagështirë dhe ka erë
të keqe; kopër e egër, kopër qeni, bar uji.
MARE
Shkurre e viseve bregdetare, me gjethe përherë
të gjelbra dhe me lule të bardha të mbledhura në
vile, që bën kokrra të kuqe si të dredhëzës, me
shije të ëmbël; kokrrat e kësaj shkurreje, nga të
cilat mund të nxirret raki; koçimare.
MARENË
Shkurre që rritet në toka të lagështa, me gjethe të
holla, të tulta e përherë të gjelbra, me lule në
ngjyrë të vjollcës në të bardhë qëvaren si vile
dhe me dru të rëndë që përdoret për zjarr.
MARENËKUQE
Marenë.
MARSHALLOJË
Landër.
MARULE
Bimë barishtore njëvjeçare që mbillet në kopshte,
me gjethe të trasha e të gjata, që hahen të njoma
si sallatë
MARRTH
Bimë barishtore e egër, që i ngjan grurit.
MASHKULL
Kërcellinjë bime (kryesisht i qepës) që
mban farat dhe që është zakonisht i fortë, rabush.
MASHKULLOR
Që ka vetëm thekë (për lulet). Lule
mashkullore.
MBILËKURË
Shtresa e sipërme e lëvores së drurëve;
cipa e jashtme që mbulon kërcellin, rrënjën,
gjethet, frytin etj.
MEÇKADIN
Bujgër.
MEL
Lloj drithi me kërcell të hollë e me gjethe si të
grurit, që nxjerr sipër një xhufkë të mbushur me
kokrra shumë të vogla; kokrrat e kësaj bime, që
përdoren zakonisht si ushqim për zogjtë, për të
përgatitur bozë etj.
MELEGËR (MELI I PULËS)
Kostrevë.
MELEKUQE
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të fortë, të
hollë, të gjatë, me gjethe si të misrit e me një
xhufkë të madhe në majë, që bën kokrra të vogla
si meli e në ngjyrë të kuqe dhe që përdoret
zakonisht për të bërë fshesa; fshesë.
MEMBRANË
Cipë ose ind i hollë, që vesh a
mbulon një organ të frymorëve, një farë, qelizën
etj.; lëkurëz.
MENDËR
Bimë barishtore shumëvjeçare me lloje të
ndryshme, me gjethe vezake e me lule të imëta,
të grumbulluara tufë si kalli, e cila ka erë të mirë
dhe përdoret si erëz në gjellë, në industrinë
farmaceutike etj.
MENDËRZ
Mendër e butë, dhiozmë, nenexhik
MENEKSHE
1.Bimë barishtore zbukuruese, me kërcell të
degëzuar, me gjethe të ngushta e të gjata dhe me
lule tufa-tufa me ngjyrë të verdhë, të kuqërremtë
a në kafe, që e ka erën si të vjollcës, shebojë.
2.Vjollcë.
3.Menekshe gomari bimë barishtore
shumëvjeçare, me kërcej të zgjatur, me gjethe të
buta e të mëdha, me lule ngjyrë blu të vetmuara e
me bisht më të shkurtër se gjethet.
MERUDHI
Majdanoz.
MËGASHTËR
Sherbelë.
MËHORR
MUHAR
MËLLAGË
Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe në trajtë të
pëllëmbës, me lule të mëdha me nga pesë petla
në ngjyrë trëndafili ose vjollce të mbyllur, që
përdoret në mjekësinë popullore.
Mëllagë uji . takër.
MËLLAGORE
Familje bimësh e vendeve të ngrohta, që i kanë
gjethet zakonisht në trajtë të pëllëmbës dhe lulet
të mëdha e me pesë petla.
MËLLAGJËR
Shkurre e viseve mesdhetare me lëkurë të kuqe,
me gjethe përherë të gjelbra e me lule të bardha
në të blertë, që lidh kokrra si ato të mares, por të
hidhura; shkopkuqe, shtopje
MËLLEZË
Shkurre me lëvore të kuqërreme në të murrme,
me gjethe të vogla si të shkozës së bardhë, me
kokrra si rezhde, që përdoret zakonisht për zjarr.
MËMË
Bimë me farë, që luan rolin e
femrës në kryqëzimin për të nxjerrë një lloj të ri.
MËNISHTE
Shkurre e vogël, me gjethe të imëta e të tulta dhe
me lule të merme ngjyrë trëndafili, që rritet në
vise të ngrohta, zakonisht nëpër kodra të thata o
në gurishte, bedunicë. Lule mënishte. Erë mënishte.
MËRQINJË
1. Ferrëkuqe, drizë.
2.Hide, xinxife.
MËRSINË
Shkurre me gjethe të vogla, të forta, me majë të
mprehtë e përherë të gjelbra dhe me lule të
bardha, nga degët e së cilës kullon një lëng me
erë të mirë.
MËRTIK
Ricin.
MËSHTEKËN
Dru pylli i viseve të ftohta, me trung të drejtë, me
lëvore të lëmuar e të bardhë dhe me gjethe si
zemër e të dhëmbëzuara, lënda e të cilit përdoret
zakonisht për orendi; krahjetë, baloshe.
MËSHTEKËR
Mështekën.
MËTRIK
Bimë barishtore që rritet në pyje e buzë lumenjve,
me kërcell të shtrirë, me gjethe vezake e përherë
të gjelbra, me lule në ngjyrë të kaltër të mbyllët, të
vendosura në sqetullën e gjethes. Barimëtrikut
bar që nxirret nga kjo bimë dhe që përdoret ne
mjekësinë popullore.
MËZHDRAVË
Qershi e egër.
MIU
Bar miu, shpargull.
MILCË
Bar blete.
MIMOZË
Dru i viseve të ngrohta, me trungun të mbuluar
me lëvore të lëmuar, me gjethe të holla e përherë
të blerta,cili çel në fund të dimrit lule të imëta me
ngjyrë të verdhë e me erë të mirë.
MISËR
Bimë njëvjeçare me kërcell të fortë e të gjatë si
kallam, me gjethe të mëdha heshtore, që nxjerr
në majë lule si tufë, bën kallinj të mëdhenj, me
koçan të fortë, të mbështjellë me fletë të gjelbra e
me kokrra të bardha a të verdha dhe mbillet si
drithë; kokrrat e këtij drithi, që bluhen miell për
bukë a për gatesa të ndryshme ose hahen të
ziera a të pjekura, përdoren si ushqim për
bagëtinë, për të nxjerrë prej tyre vaj etj.
MISËR QYQEJE
Këlkazë.
MISHËL
Lloj kërpudhe e tultë, që hahet, e cila e ka anën e
poshtme të ombrellës në ngjyrë kafe të çelur.
MITËR
Bisk i vogël i të lashtave ose i bimëve të tjera, që
ka mbetur i pazhvilluar, mitë.
MJALCË
Bar blete
MJEDËR
Shkurre deri një metër e lartë, me kërcell
zakonisht me gjemba të hollë, që lidh kokrra të
kuqe, të ëmbla e me erë të mirë, të ngjashme me
ato të manaferrës; fryti i kësaj shkurreje.
MJEDHËR
Mjedër.
MJEGULL
Sëmundja e hithit; mykëz.
MODHULL
Bimë bishtajore e ngjashme me grashinën, me
lastar të gjatë e të përdredhur, që mbin nëpër
grunjëra e kapet pas bimëve dhe bën kokrra të
vogla, të zeza e të rrumbullakëta; mollëz.
MOHAQ
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të drejtë e
të lartë deri një gjysmë metri, me lulesë në trajtë
të një kalliri të dendur, që mbin e rritet në toka
fushore e zakonisht të lagështa dhe që dëmton
drithërat.
MOLLDRAGË
Bordullak.
MOLLË
Dru frutor me trung jo shumë të lartë, me
gjethe pothuaj të rrumbullakëta dhe me lule të
mëdha e të bardha, që bën kokrra të
rrumbullakëta e të tulta; kokrra e kësaj peme.
MOLLË DHEU
Bimë me kërcell si të lules së diellit, me rrënjë
shumë të zhvilluar e me zhardhokë, të cilët hahen
ose përdoren si ushqim për bagëtinë.
MOLLË E EGËR
Dru i vogël, me lëkurë të ashpër në
ngjyrë të hirtë në të murrme a në të kuqërremtë,
me degë të vogla plot gjemba e me gjethe vezake
të dhëmbëzuara, që rritet nëpër pyje, buzë arave
etj. dhe bën kokrra të vogla e të tharta; fryti i këtij
druri; mollçinë.
MOLLËMUÇE
Mushmollë.
MOLLËZ
Modhull.
MORINË
Shelgegër.
MOSMËHARRO
Lule mosmëharro
MOSMËPREK
Lule mosmëprek
MREÇË
Lloj shqope mjaft e përhapur në vendin tonë, me
lule të bardha ose në ngjyrë trëndafili e me pak
erë, me rrënjë të forta, që rritet si druvogël a si
shkurre dhe që përdoret për të bërë çibukë etj.;
shqopë e butë.
MRESHTË
Shkurre me lule të vogla të bardheme, me
gjethe gjithnjë të gjelbra, që rritet kudo e bën
kokrra të vogla si ulli në ngjyrë të murrme; krifshë.
MRET
Krifshë.
Mret i egër rrushkull, therpelë
MUHAR
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të gjatë
deri një metër, me lulesë në trajtë kalliri e me
gjethe të mbuluara me push, që mbin e rritet
sidomos në orizore dhe misërore, që ngjitet
rrobave si rrodhja dhe përdoret si ushqim për
bagëtinë.
MUNK
Munku i grurit, kllogjër.
MURRIZ
Shkurre e egër me shumë degë e me gjemba, me
gjethe të vogla me majë të mprehtë dhe me lule
të bardha, që bën kokrra të kuqe me lëng, të cilat
mund të hahen ose të përdoren në mjekësi;
kokrrat e kësaj shkurreje.
MUSHLLINZË
Bimë barishtore kacavarëse, me gjethe si
trekëndësh, me lule si zile, në ngjyrë të trëndafilit,
të bardhë ose të përzier, që del anës arave, buzë
rrugëve etj. dhe lulëzon nga maji deri në fund të
shtatorit
MUSHMOLLË
Dru frutor i viseve të ngrohta, që bën lule të
bardha dhe kokrra si të mollës, me ngjyrë të
gjelbër në gështenjë të çelur; kokrrat e këtij druri,
të cilat kur janë të papjekura kanë shije të athët,
ndërsa, kur ndulken, ëmbëlsohen.
MYK
Shtresë a grumbull kërpudhash
mikroskopike ose mikroorganizmash të dëmshme
të përbëra nga fije shumë të holla e të
gërshetuara ndërmjet tyre që riprodhohen e
përhapen me anë të sporeve dhe që shfaqen si
push ose si njolla mbi organizmat, në drurë, mbi
sende të ndryshme etj., zakonisht në një mjedis të
errët, të ngrohtë e me lagështi; sëmundje
kërpudhore e tillë që u bie zakonisht bimëve a
pemëve.
MYSHK
Grup bimësh me ndërtim më të ndërlikuar se
algat, kërpudhat e likenet, pa lule, që kanë
gjethe, kërcell dhe rrënjë, riprodhohen me spore
dhe rriten në vende me lagështi, mbi trungje
drurësh, mbi tjegulla, mbi gurë a mbi shkëmbinj,
buzë përrenjsh etj.