Fjalor Botanik
Fjalori i Botanikes
GERMA E
EGËRLE
Ulliegër, ullastër.
EGJËR
Bar i keq që rritet zakonisht në arat e
mbjella me grurë dhe që bën kokrra të vogla në
ngjyrë të zezë, të cilat po të bluhen bashkë me
grurin, e prishin cilësinë e bukës që gatuhet me
këtë miell dhe e bëjnë këtë të dëmshme për
njeriun; kokrrat e kësaj bime.
ELB
Bimë barishtore njëvjeçare, me kalli si të grurit,
por me thekë me të gjatë që mbillet zakonisht për
tagji, për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj
kafeje etj.
ELBAROZË
Barbarozë.
EMBRION
Organizmi fillestar i bimëve që formohet në
farën e tyre nga qeliza e pllenuar.
END
Pjalm.
ENDË
Pjalm; tërësia e luleve të imëta që çelin
disa lloje drurësh a shkurresh, zakonisht në
pranverë, endëz.
ENDËS
Mugull, sythbimëve.
ENGJËRDHISHTE
Shkurre me degë të gjata e të holla, të cilat
përdoren zakonisht për të lidhur duajt, hardhitë
pas hunjve etj.
ENJË
Bërshen.
ETHACAK
Bimë barishtore që përdorët në mjekësinë
popullore kundër etheve.
EUKALIPT
Dru gjithmonë i gjelbër, me prejardhje nga
Australia, që rritet shumë shpejt dhe ka trung
shumë të lartë e gjethe të holla të merme, nga të
cilat nxirret një lloj vaji që përdoret në mjekësi e
në industri.