Fjalor Botanik
Fjalori i Botanikes
GERMA F
FARASHKË
Melekuqe.
FARËKUQE
Murrizkuq, ushinth.
FARJE
Lloj pemësh a perimesh, frytitë cilave ka
tul të lëngshëm e me shumë fara (si rrushi,
domatja etj.).
FASULE
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të gjatë, të
hollë e përdredhës, me gjethe në trajtë zemre, që
mbillet për bishtajat dhe për kokrrat e saj;
bishtajat ose kokrrat e kësaj bime, që përdoren
për ushqim; groshë.
FENDOSË
Lloj kërpudhe e rrumbullakët e pa bisht, e cila kur
piqet mbushet me një pluhur në ngjyrë të errët.
FENIKS.
Lloj palme, degët e përkulura të së cilës u ngjajnë
pendëve të gjata të një zogu të madh.
FERRAC
Shkurre kacavarëse e vendeve mesdhetare, që
ka gjethe të trasha në trajtë zemre e me gjemba
anëve dhe që bën lule të bardha në vile e kokrra
të kuqe.
FERRCË
Gjembaç; ferrë.
FERRË
1. Emërtim i përgjithshëm për shkurre të
ndryshme me shumë degë e me gjemba, që
mbijnë vetiu nëpër vende të papunuara, nëpër
ledhe, anës udhëve etj.
2. Shkurre që mbin vetiu nëpër vende të
papunuara, anës udhëve etj., me shumë degë të
holla e të mbuluara me gjemba të shkurtër, me
gjethe të dhëmbëzuara në trajtë zemre dhe me
lute të bardha, që bën kokrra si të manit, të cilat
kur piqen marrin ngjyrë të zezë e bëhen të ëmbla;
manaferrë.
3. Gjembaç.
FERRËBARDHË
Trëndafil i egër; kaçe.
FERRËBUTË
Bimë barishtore, me degë të holla, me gjethe si
fije e me push, me lule zakonisht të verdha, që
bën kokrra si një rruazë e vogël në ngjyrë të kuqe.
FERRËDET
Akacie.
FERRËKAÇE
Trëndafilegër, kaçe.
FERRËKUQE
Drizë.
FERRËLAGËSE
Lloj manaferre me lastarë zvarritës, me gjemba të
vegjël, me gjethe të dhëmbëzuara e me push të
butë nga poshtë.
FERRËMANZË
Manaferrë.
FERRËMI
Brengë thiu.
FERRËNUSE
Bimë barishtore, me shumë degë e me gjemba të
helmet, me lule të vogla në ngjyrë trëndafili a të
verdha, që mbin anës rrugëve ose në kullota e
livadhe; kolmuth.
FERRËPATË
Lloj gjembaçi me gjethe të trasha e me një majë si
ferrë, me lule në trajtën e një tufëze të bardhë e
me kokë të verdhë.
FËNG
Bimë barishtore shumëvjeçare e kullotave,
me kërcell të hollë dhe me fije të gjata e të ashpra
si të tërshërës së egër, që dalin tufë nga rrënja.
FËSTËK
Pisha e butë; fara e kësaj pishe, qëngjan thelbit
të bajames dhe që hahet zakonisht e pjekur.
FIDHËS
Lloj dëllinje e vendeve mesdhetare me degë e
gjethe si të selvisë, që bën kokrra të mëdha në
ngjyrë të kuqe të errët e me veti mjekuese dhe që
ka dru të fortë,cili përdoret sidomos për të bërë
sende zbukurimi.
FIER
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të
drejtë e të hollë, me gjethe të gjelbra e të
dhëmbëzuara në trajtën e një puple, pa lule, e cila
rritet nëpër pyje e në toka të varfra e të thata dhe
përdoret zakonisht për t’ua shtruar bagëtive, për
të mbuluar kasollet etj.
FIERORE
Familje bimësh barishtore shumëvjeçare, me
kërcell të drejtë e të holle pa lule, me gjethe të
dhëmbëzuara e të përdredhura kur janë të reja,
me rizomë të trashë e të fortë, që rriten nëpër
pyje, në vende me hije e në toka të lagështa.
FIK DETI
Bimë shumë vjeçare a shkurre e vendeve të
ngrohta, me gjethe të trasha, të tulta e të
mbuluara me gjemba dhe me fryte që kanë shije
si të fikut të zakonshëm; lule zbukurimi e
ngjashme me këtë bimë.
FILZIGEN
Borzilok
FILLIKATE
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të
shkurtër, me gjethe të prera thellë e me një lule të
vetme si yll ngjyrë trëndafili në majë, që çel në
pranverë.
FINOK
Lloj maraqi i butë me erë të mirë, me gjethet e
poshtme të mishta e të mbledhura si qepë, që
hahen ose përdoren në mjekësi.
FLETË MISRI
Bimë që i ka gjethet të gjera e me majë si të
misrit, që e duron shumë thatësirën dhe që mbillet
në vazo ose në oborr për zbukurim.
FLOKËSHTRIGË
Kuskutë.
FLOKËZ
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell
të hollë, me gjethe të holla e të zgjatura e me lule
si tufëz e degëzuar në majë të kërcellit, që rritet
zakonisht në toka me lagështirë, lulëzon në
pranverë dhe përdoret si ushqim për kafshët.
FLORË
Bota bimore, bimësia.
FLUTURORE
Familje bimësh barishtore njëvjeçare, si fasulja,
bizelja etj., që e kanë kurorën e lules në trajtë
fluture.
FOJLETË
Caracë.
FOM
Bimë barishtore njëvjeçare e livadheve, me
kërcell të zbrazët, me shumë gjethe, me lule të
vogla e të kuqërreme në vile, që e bën frytin si
kapsulë të mbushur me farëza dhe që përdoret si
ushqim për bagëtinë e në mjekësi.
FRASHËR
Dru ose shkurre pylli me gjethe të gjata e të
dhëmbëzuara dhe me degë të trasha, që e ka
lëndën të bardhë, të fortë e pa nyja dhe përdoret
për të bërë vegla të ndryshme ose për zjarr.
FRYZË
Kashtë me kërcell të gjatë, të përkulshëm, të
mbushur e pa gjethe, që rritet nëpër këneta ose
në brigjet e lumenjve dhe përdoret për të bërë
rrogoza etj.
FSHESË
Melekuqe. Emërtim i përgjithshëm për disa lloje
bimësh, kërcejtë e degët e të cilave përdoren për
të fshirë.
FSHIKËZ
Fshikartë, drokth.
FTUA
1. Pemë frutore e viseve të ngrohta, me gjethe
vezake e me push në anën e poshtme, me lule të
bardheme, që bën kokrra të verdha, të mëdha, të
mbuluara me pak push e me erë të këndshme;
kokrrat e kësaj peme që hahen të freskët ose
përdoren për të bërë reçel etj.
2. Ftua i egër shkurre e vendeve malore, që
ngjan ftoit; me gjethe të vogla e të dendura, që
bën kokrra të vogla e të mbuluara me push, të
cilat nuk hahen
FYSHTËR
Boshtër.
FYTËZ
Fryzë.