Fjalor botanik | Fjalori i Botanikes

Fjalor Botanik
Fjalori i Botanikes

 

GERMA P

PAEMËR
1.Bimë barishtore shumëvjeçare e liqeneve dhe
e kënetave, me kërcell të lartë, me fletë gjatore,
që përdoret në mjekësinë popullore për të shëruar
urdhjen.
2.Lloj myshku bardhemë, që vesh sipërfaqen e
gurëve në trajtë njollash.

PAFRUT
Që nuk lidh kokrra, që nuk jep fruta.

PAKËRCELL
Që nuk ka kërcell, qëdalin gjethet afër rrënjës.

PALCË
Pjesa e butë që gjendet brenda trungut a
brenda degëve të disa drurëve ose brenda
kërcejve, rrënjës a degëve të bimëve dythelbore;
buka ose zemra e trungut a e kërcellit.

PALCËT
Që ka palcë (për disa drurë).
PALMË
PALMË
1. Emërtim i përgjithshëm për disa pemë të
vendeve të nxehta, me trung të gjatë e të drejtë
pa degë, me gjethe gjithnjë të gjelbra, të mëdha,
si pendë a si pëllëmbë, të grumbulluara në majë
dhe me lule të mbledhura në trajtë rrethi, që lidhin
kokrra, të cilat hahen. Palma e hurmasë. Palmë
rrushi. Gjethet e palmës. Vaj palme. Verë palme
2. Emërtim i përgjithshëm për disa bimë
zbukurimi, qëngjajnë këtyre pemëve. Palmë uji.
Palmë shpatore. Palmë pëllëmbore.

PALMORE
Familje bimësh, në të cilën përfshihen palmat e
llojeve të ndryshme.

PALLAMAR
Bar i dëmshëm, me kërcell të trashë e të
gjatë si të kulprës.

PAMBUK
Bimë barishtore njëvjeçare e vendeve të
ngrohta, me gjethe pëllëmbore që kthehen nga
rrezet e diellit, me lule të mëdha e të verdha, e
cila bën një boçe vezake me shumë fara të
veshura me fije të gjata si pushbardhë.
Pambuk i egër bimë barishtore, e ngjashme me
pambukun, e cila rritet në toka të rënda të mbjella
me bimë që prashiten dhe i dëmton këto.

PANKUSHE
Kërpudhë që hahet, me kësulë të rrumbullakët të
murrme nga sipër e të bardhë nga poshtë dhe me
këmbën të trashë e të kuqërreme.

PANXHAR
Bimë barishtore dyvjeçare, me gjethe të mëdha
vezake e në tufë afër rrënjës dhe me një
zhardhok të tultë, të madh, të rrumbullakët sipër e
me majë poshtë, që përmban sheqer në sasi të
ndryshme sipas llojit; zhardhokukësaj bime, prej
të cilit nxirret sheqer ose që përdoret si ushqim.

PANXHARSHEQERI
Lloj panxhari, nga rrënjët e të cilit nxirret sheqer.

PANJË
Drupyjeve malore, me trung të lartë, të trashë e
të drejtë dhe me lëvore të lëmuar në ngjyrë hiri,
me gjethe të mëdha në trajtë pëllëmbe e të
dhëmbëzuara, me lule të verdha e të blerta në
vile, lënda e të cilit përdoret për orendi, për vegla,
për gdhendje etj. Panja fletëgjeri. Panja e butë.
Panja e malit. Dru panje. Orendi panje.

PAPIRUS
Lloj kallami që rritet në vendet e nxehta,
zakonisht buzë lumenjve, me gjethe të holla që
dalin pranë rrënjës dhe me kërcell të gjatë
trekëndësh, prej të cilit në lashtësi bënin letër dhe
sende të tjera.

PATATE
Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe me push
nga poshtë e me lule të bardheme, e cila mbillet
zakonisht në toka të shkrifëta dhe bën zhardhokë
që përmbajnë shumë niseshte e përdoren
gjerësisht si ushqim etj.; zhardhokët e kësaj bime.
Patate e ëmbël lloj patateje me tul shumë të
ëmbël. Patate e kuqe lloj patateje me zhardhokë
gjatoshë, që e kanë lëkuren si të kuqe. Patate e
verdhë lloj patateje që e ka lëkurën në ngjyrë të
verdhë të zbehtë

PATËLLXHAN
Bimë barishtore njëvjeçare me gjethe të mëdha
vezake, që mbillet si perime dhe bën fryte
gjatoshë të tulta në trajtën e kastravecit e me
ngjyrë manushaqe të errët, e cila përdoret për
gjellë a për turshi; fryti i kësajbime.

PAZI
Bimë barishtore si spinaqi, por me gjethe më të
mëdha që përdoret për të bërë lakror e për gjellë
të ndryshme.

PELIN
Bimë barishtore shumë e hidhur, me
kërcell të mbuluar me push dhe me gjethe ngjyrë
hiri të zbardhëlleme, me lule të vogla në ngjyrë si
të verdhë, që përdoret në mjekësi, për prodhimin
e pijeve të ndryshme etj

PENDËKAPOSH
1. Bimë barishtore shumëvjeçare, me degë të
holla që kanë në krye kallinj të vegjël me fara me
majë të hollë e me gjemba të kthyer së prapi, të
cilët ngjiten në leshin e dhenve ose futen në
lëkurën e kafshëve dhe mund të shkaktojnë plagë
të rëna.
2. Bimë barishtore shumëvjeçare, që rritet nëpër
shpate malesh, në toka shkëmbore e gëlqerore
dhe që ka një tufë gjethesh të dendura afër
rrënjës.

PENDOR
Që ka trajtën e një pende a të një puple.

PENIK
Lloj meli me kokrra të vogla të verdheme a
të kuqe; melkuq.

PESËGISHTE
Bar gjaku.

PESHKULLIZË
Bimë barishtore, që rritet duke u zvarritur për tokë
ose që ngjitet pas kërcellit të misrit.

PETAL
Petla

PËRCE
Përcëllak

PËRDREDHËS
1.Që ka kërcell të epshëm dhe ngjitet pas një
bime tjetër duke u përdredhur, kacavarës.
2.Lastarhollë te disa bimë, që kapet e dridhet
pas bimëve të tjera, dredhe, dredhkë.

PËRNAR
Prrall, ngasje.

PËRVASHË
Përvashëz.

PËRVASHËZ
Bimë e egër barishtore e vendeve të ulëta, me
lule të kaltra e me gjethe me të çara të shumta,
që nuk hahet nga kafshët.

PËRZHUTË
Lulekorcull, balç, bar të preri.

PËSHTJELLIZË
Dredhkë e arave.

PIKALORE
Sëmundje bimësh të ndryshme, që shfaqet
kryesisht me njolla në gjethet.

PIPER
Bimë kacavarëse, që rritet në vende
tropikale dhe bën kokrra të zeza, djegëse e me
erë të mirë; kokrrat e kësaj bime ose pluhuri
djegës që bëhet duke bluar këto kokrra; piperzi.

PIPERE
Piperkë.

PIPERKË
Bima dhe frytispecit, spec.

PIRRË
Bimë barishtore me kërcell të trashë e të ashpër,
me gjethe të gjata, të ngushta e me majë të
mprehtë, që rritet zakonisht nëpër këneta.

PISTIL
Organi femëror i lules, që përbëhet nga vezorja,
shtyllëza dhe kreza.

PISHË
Dru pylli me trung të lartë e të drejtë, me
lëvore të plasaritur e me gjethe halore përherë të
blerta, që e ka lëndën të fortë, me rrëshirë e që
digjet lehtë.

PISHORE
Familje bimësh halore, në të cilën hyjnë pisha,
bredhi, cedri etj.

PJALM
Pluhur shumë i imët, zakonisht me ngjyrë
të verdhë që e kanë lulet kur çelin dhe që
shërben për të pllenuar bimët.

PJALMON
Pllenon një bimë a një lule me pjalmin që mbartet
nga thekët te maja e pistilit.

PJALMORE
Koka a pjesa e sipërme e thekës së lules, që
përmban pjalmin.

PJEPËR
1.Bimë e vendeve të ngrohta, e ngjashme me
kungullin, me kërcell të gjatë e zvarritës, që bën
kokrra të mëdha vezake a të rrumbullakëta, me
tul të lëngshëm e me shumë fara brenda; kokrrat
e kësaj bime, me lëkurë zakonisht të plasaritur e
me tul në ngjyrë të verdhë të çelur, që kur piqen
janë të ëmbla, me shumë lëng dhe hahen.
2.Pjepër i egër, bimë barishtore shumëvjeçare, me
kërcell pothuaj të shtrirë në tokë, pa lastarë dhe
me gjethe të trasha vezake.

PJERËZ
Arrç.

PLAGË
Tërfil plagësh > luleleshe.

PLAK
Madërgonë.

PLAKË
Bar plakash > lulevjeshtë.

PLENËR
Bimë barishtore shumëvjeçare, që ka kërcell të
drejtë e të trashë, gjethe të zgjatura e të plota,
lule në trajtë gjuhëze e në ngjyrë ari të vendosura
në një radhë dhe që mund të hahet ose të
përdoret për ngjyrosje e për mjekime.

PLEP
Dru i lartë i familjes së shelgjeve, me trung
të drejtë e me degë të holla të shtrira përpjetë,
me gjethe në trajtë zemre, që rritet shpejt në
vende me lagështirë dhe që ka lëndë të
përshtatshme për ndërtim, për orendi shtëpiake,
për prodhimin e letrës etj.

PLISH
Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të
drejtë e të gjatë deri katër metra, me gjethe të
zgjatura e të sheshta ngjyrë hiri në të gjelbër, me
lulesë në trajtën e një xhufke dhe me kallëza të
dendura e të buta, që rritet nëpër këneta e në
vende me lagështirë dhe përdoret për të thurur
rrogoza etj. Rrogoz prej plishi.

PLLENOJ
Bëj të krijohet fara e një bime duke
bashkuar bërthamën mashkullore (pjalmin) me
qelizën femërore.

POLEN
Pjalm, end.

POLENIZIM
Pjalmim.

POLIK
Susak, kungull ujës.

PORTOKALL
Pemë e familjes së agrumeve, me gjethe
të zgjatura, të lëmuara e gjithnjë të gjelbra, me
lule të bardha e të murrme, që rritet në vende me
klimë të ngrohtë dhe bën kokrra të rrumbullakëta,
me lëkurë të trashë e të verdhë në të kuqe kur
piqen; kokrra e kësaj peme, që ka tul të ndarë në
disa pjesë, me shumë lëng, të ëmbël dhe me erë
të mirë. Portokall i kuq lloj portokalli me tul të kuq
e shumë të ëmbël, gjakoshare. Portokall i egër
nerënxë.

PREKË
Vrugubimëve.

PRESJE
Bimë barishtore shumëvjeçare gjithnjë e
gjelbër, me kërcell të drejtë deri në dy metra të
lartë, me gjethe të ngushta si të preshit, me anë
të mprehta e të dhëmbëzuara si sharrë dhe me
lulesë të gjatë, që rritet nëpër këneta.

PRESH
Perime e ngjashme me qepën, me kërcell të gjatë
e fletë-fletë, me gjethe të lugëta e të gjata si
shpatë, që mbillet në kopshte e ara dhe përdoret
për ushqim.
Lule preshi > shpatëz
Preshegër (presh gjarpri) bimë barishtore
shumëvjeçare, me kërcell të shkurtër e me gjethe si
të preshit, që rritet zakonisht nëpër lëndina fushore.

PRRALL
Lloj dushku i vendeve të ngrohta, që bëhet rreth
pesë a gjashtë metra i lartë dhe që i ka gjethet të
vogla me gjemba anës; përnar. Prrall i butë, beronjë.

PSHELINOK
Bar blete, milcë.

PULITH
Bimë barishtore e egër dhe e helmët, me lule të
verdha e të grumbulluara në tufë, që rritet
zakonisht në toka të lëna djerr dhe që përdoret
në mjekësi.

PULLAGJEL

Burth.

Fjalor Botanik
Fjalori i Botanikes

Comments
All comments.
Comments