Fjalor Fetar | Fjalori i Feve

Fjalor Fetar

IDHUJTARI
Adhurimi e nderimi i disa statujave dhe i disa figurave si hyjni; adhurimi i idhujve si kult fetar.

IDHULL
Statujë a figurë që simbolizon një fuqi të mbinatyrshme dhe që adhurohet e nderohet si hyjni

IFTAR
Darkë që hanë myslimanët pas agjërimit të ditës në kohën e ramazanit; koha kur hahet kjo darkë

IKONË
Figurë e pikturuar e një shenjti të krishterë, mbi një dërrasë a mbi mur. Ikonat e kishës. Ikonë bizantine.

IKONOM
Titulli më i ulët në hierarkinë fetare ortodokse, prift i thjeshtë.

IMAM
1. Hoxhë që drejton lutjet e besimtarëve në xhami;
2. Kryetari shpirtëror i të gjithë myslimanëve ose i ndonjë grupi të tyre.

IMAN
Simbol i fesë myslimane, besim; besë.

IMZOT
1. Titull që i jepej peshkopit ose kryepeshkopit.
2. Emër me të cilin shërbyesi thërriste të zotin.

INKUIZICION
Organizatë e gjyqësore, ndëshkimore, që përhapte terror e kishës katolike, e themeluar në shekullin XIII, që ndiqte, burgoste e zhdukte mizorisht njerëzit që nuk ishin në linjën e kishës katolike.

IPESHKËV
Peshkop katolik.

ISLAMIZËM
1. Feja e myslimanëve, myslimanizmi; botëkuptimi e zhvillimi kulturor, që mbështetet te kjo fe.
2. Tërësia e myslimanëve, myslimanët; bota islame.

ISLAMIZOJ
I jap dikujt fenë islame, e bëj mysliman.

JAVË
Java e bardhë, shtatë ditët para kreshmës së madhe, gjatë të cilave njerëzit mund të hanin edhe bulmet e vezë. Java e madhe, shtatë ditët para pashkës së madhe.

JEZUIT
Murg i urdhrit fetar katolik të ashtuquajtur «Shoqata e Jesuit»

JEZUITIZËM m.

Urdhr fetar katolik me këtë emër.

Fjalor Fetar

Comments
All comments.
Comments

  1. Anonymous

    Edhe fjalorin fetar kishim manget ne.

    1. Anonymous

      Po ce o, e di ti se cfare eshte psh famulli
      ta them une qe nuk e di,
      ja vejn ketu dhe e gjen. po ky o.

    2. Anonymous

      Jo more e dike ti se cfare eshte famullia dhe nuk e dikam une
      une nuk dija psh cdo te thoshte grigjë ore dhe ndonje fjale tjeter te cuditshme pa famullise i bej zbor une. 😛

  2. etleva

    cfare do te thote fjalla Famulli

    1. Hono Lulu

      Zona ne te cilen ka juridiksion (ku vepron) nje kishe.