Fjalor Fetar | Fjalori i Feve

Fjalori i Besimeve Fetare

Fjalor Fetar

KADI
KADI
Hoxhë gjatë periudhës otomane që kryente rolin e gjykatësit.

KALANDER
Dervish që heq dorë nga kënaqësitë e epshit e të gjakut dhe që rron thjesht në kushte të vështira, duke u endur andej-këtej.

KALVINIZËM
Një nga doktrinat fetare të protestantëve, që lindi në në shek. XVI.

KAMBANORE
Kullë që del mbi çatinë e një kishe ose që është ndërtuar pranë saj ku është varur kambana.

KANONIK
1. Që ka të bëjë me ligjet a rregullat e vendosura nga kisha; që u përket këtyre ligjeve a rregullave; që përmban këto ligje a rregulla. E drejta kanonike. Libër kanonik.
2. Që bën pjesë në grupin e klerikëve të një kishe, të cilët zakonisht jetojnë bashkë.

KANONIZOJ
Njoh diçka si rregull a si ligj të kishës; e quaj dikë a diçka të shenjtë.

KARNAVAL
Festim me karakter fetar që bëhet në fillim të pranverës dhe vazhdon disa ditë, gjatë të cilave njerëzit dalin nëpër rrugë e hedhin valle me maska, të veshur me rroba jo të zakonshme.

KATAKLIZËM
Fatkeqësi e madhe a kthesë e papritur që sjell përmbysje e shkatërrime në masë; katastrofë.

KATAKOMB
Galeri e nëndheshme me disa tunele të gjata, ku, në Romën e vjetër, të krishterët e kohëve të para fshiheshin, kryenin shërbesat fetare ose varrosnin të vdekurit.

KATEDRALE
Kisha kryesore në një qytet, ku ushtron veprimtarinë e vet një peshkop; kryekishë

KATEKIZËM
Shtjellim i përmbledhur i dogmës së fesë së krishterë me anë pyetjesh e përgjigjesh; libri që përmban këtë shtjellim.

KATOLICIZËM
1. Feja e krishterë më e përhapur (sidomos në Evropën Perëndimore dhe në kontinente të tjera), e cila përfaqësohet nga kisha katolike që ka si qendër Vatikanin dhe drejtohet nga papa. Dogmat e katolicizmit. Ideologët e katolicizmit. Kreu i katolicizmit.
2. Tërësia e katolikëve, katolikët.

KATOLIK
Që lidhet me katolicizmin, që i përket katolicizmit, i katolicizmit; që mbështetet në katolicizëm, që beson në katolicizëm, që përhap katolicizmin;

KAUR
Emërtim ofendues i të krishterëve ortodoksë dhe katolikë nga popullsia myslimane. Ka kuptimin i pa besë, i pafe.

KIAMET
Mbarimi i botës, Dita e kiametit.

KISHË
Organizatë fetare e klerit të krishterë, e cila drejton jetën fetare të besimtarëve që përfshin ajo sipas disa dogmave e riteve të caktuara, bashkësi fetare; pushteti fetar i klerit.

KISHTAR
1. Klerik (prift, peshkop etj.); pasues i doktrinës kishtare
2. Ai që shërben në kishë, kishar.

KLER
Të gjithë ata që kryejnë shërbime fetare e që kanë detyra të ndryshme fetare

KLERIK
Ai që kryen shërbime fetare të një kulti (prift, hoxhë etj.); pjesëtar i klerit

KOMUNITET
Grup njerëzish që kanë të njëjtin besim e që drejtohen nga një organizatë fetare, e cila zakonisht njihet e dhe është me lejë nga shteti.

KREMTE
Festë fetare; ditë pushimi me rastin e kësaj feste.

KREMTOJ
Festoj një festë fetare.

KRESHMË
Ditë a kohë e caktuar, zakonisht para disa të kremteve kryesore, gjatë së cilës feja e krishterë u ndalon besimtarëve të hanë mish e bulmet.

KRESHMOJ
Nuk ha mish e bulmet në një ditë a në një kohë të caktuar, mbaj kreshmë.

KRESHMOR
Që nuk përmban mish a bulmet, që gatuhet për kreshmë, që hahet në ditët e kreshmëve.

KREZM
Vaj i shenjtë që përdoret në shërbesat fetare katolike.

KREZMIM
Riti fetar a ceremonia që bëhet në kishë kur krezmohet fëmija a i rrituri.

KREZMOJ
Lyej me krezm në kishë fëmijën e rritur për ta bërë katolik; kthej në katolik një të rritur që pranon këtë fe, duke i bërë ceremoninë e lyerjes me krezm.

KRIJUES
Zoti, ai që ka krijuar botën dhe njeriun.

KRISHTERË I
Që lidhet me krishterimin, që i përket krishterimit, që mbështetet në dogmën e krishterimit; që ka të bëjë me të krishterët, i të krishterëve.

KRISHTËRIM
1. Fe që u emërtua kështu në shek. I të erës së re dhe që ka dhe quhet kështu nga Krishtit.
2. Tërësia e të krishterëve, të krishterët.

KRISHTLINDJE
Një nga festat kryesore e të krishterëve, e cila njihet si dita e lindjes së Krishtit dhe bie më 25 dhjetor.

KRYEKISHË
Kisha kryesore e një qyteti, e një vendi etj., ku ushtron veprimtarinë e vet një peshkop; katedrale.

KRYEGJYSH
Kryetari i gjithë bektashinjve

KRYEGJYSHATË
Qendra drejtuese e bektashinjve, selia e kryegjyshit.

KRYEMYFTI
I pari i myftinjve të një vendi.

KRYEPESHKOP
Titull më i lartë se ai i peshkopit në hierarkinë kishtare; i pari i peshkopëve që mban këtë titull dhe që ka nën drejtimin e vet disa peshkopë

KRYQ
Simboli i të Krishterëve.

KRYQËZOHEM
Bëj kryq.

KRYQËZOJ
I bëj kryq dikujt.

KUNGATË
Buka dhe vera e ashtuquajtur e bekuar, që u jep prifti besimtarëve ortodoksë kur i kungon

KUNGË
Pjesë e kishës së krishterë në trajtë gjysmërrethi e me kube, ku prifti kryen shërbesat fetare dhe ku mbahet, kungimi, nafora etj.

KUNGIM
Rit fetar që bëhet zakonisht në kishë, ku prifti u jep besimtarëve me lugë vere me copa meshe.

KUNGOHEM
Marr kungimin.

KUNGOJ
U jap kungimin a kungatën besimtarëve për t’i pastruar nga mëkatet.

KURAN
Libëri i fesë myslimane.

KURBAN
Bagëti që theret për bajram a për ditë fetare të shënuara të myslimanëve.

KUSHT
Premtim që i jepej një hyjnie kundrejt një të mire që i kërkohej, kushtim.

KUVEND
Vendi a ndërtesa ku banojnë murgjit e një urdhri fetar katolik.

Fjalor Fetar

Comments
All comments.
Comments

  1. Anonymous

    Edhe fjalorin fetar kishim manget ne.

    1. Anonymous

      Po ce o, e di ti se cfare eshte psh famulli
      ta them une qe nuk e di,
      ja vejn ketu dhe e gjen. po ky o.

    2. Anonymous

      Jo more e dike ti se cfare eshte famullia dhe nuk e dikam une
      une nuk dija psh cdo te thoshte grigjë ore dhe ndonje fjale tjeter te cuditshme pa famullise i bej zbor une. 😛

  2. etleva

    cfare do te thote fjalla Famulli

    1. Hono Lulu

      Zona ne te cilen ka juridiksion (ku vepron) nje kishe.