Fjalor Fetar | Fjalori i Feve

Fjalor Fetar

DAFINË
E diela e dafinave (e larit, e luleve) , e diela një javë para pashkëve.

DEVOTSHËM
Që i përulet me besim të pakufishëm dogmës së një feje a një kulti; që është shumë fetar.

DEMON
Engjëll kryengritës, që u dëbua nga parajsa e u dërgua në ferr; shpirti i keq, djalli

DERVISH
Murg i sektit bektashian, që jeton e kryen shërbime fetare në një teqe.

DHESPOT
Titull fetar në kishën ortodokse ndërmjet priftit dhe mitropolitit, peshkop; ai që mban këtë titull, kryetar i një dioqeze ortodokse.

DHJAK
Titull fetar në kishën ortodokse, grada më e ulët fetare në këtë kishë; ai që mban këtë gradë a këtë titull, ndihmës i priftit në kryerjen e shërbesave fetare

DIN
Besim, fe, besë.

DIOQEZË
Juridiksioni kishtar në të cilin ushtron funksionet e tij një peshkop a një prelat tjetër; peshkopatë

DITOR
E nesërmja e një të kremteje të rëndësishme, që festohej me të ngrëna e të pira në një fshat a në një krahinë.

DJALL
Sipas besimit fetar: qenie e mbinatyrshme, e përfytyruar zakonisht si një njeri me brirë, me thundra e me bisht; mishërimi i së keqes dhe i ngasjes për punë të liga; shpirti i keq, e keqja, e liga, dreqi, shejtani.

DOGMATIKË
Tërësia e dogmave të një feje; pjesë e teologjisë që merret me shpjegimin e dogmave të një feje.

DOGMË
Tezë themelore e një feje, që duhet pranuar nga besimtarët e cila merret e vërtetë e pandryshueshme dhe e pakundërshueshme.

DOM
Titull që vihej përpara emrit të një prifti katolik.

DORËZOHEM
Shugurohem. Bëhem prift.

DORËZOJ
Shuguroj.

DREQ
Djall.

DUA
Lutje drejtuar zotit, që bëhet nga hoxha në xhami; letër ku shkruhet kjo lutje dhe që mbahet si nuskë

DUALIZËM
Besimi se ekzistojnë dy baza fillestare – e mira dhe e keqja, drita dhe errësira, trupi dhe shpirti, tokësorja dhe qiellorja.

DYZETË
Dita e dyzetë pas vdekjes së dikujt, që përkujtohej nga të afërmit; dreka a darka që shtrohej me këtë rast

DHESHËM
Sipas dogmës fetare, s’mund të jetë i pastër a pa mëkate përderisa është në këtë botë, që është i mbushur me mëkatet e kësaj bote.

DHIATË
Secila nga të dy pjesët e biblës. Dhiata. E vjetër. Dhiata e re.

Fjalor Fetar

Comments
All comments.
Comments

  1. Anonymous

    Edhe fjalorin fetar kishim manget ne.

    1. Anonymous

      Po ce o, e di ti se cfare eshte psh famulli
      ta them une qe nuk e di,
      ja vejn ketu dhe e gjen. po ky o.

    2. Anonymous

      Jo more e dike ti se cfare eshte famullia dhe nuk e dikam une
      une nuk dija psh cdo te thoshte grigjë ore dhe ndonje fjale tjeter te cuditshme pa famullise i bej zbor une. 😛

  2. etleva

    cfare do te thote fjalla Famulli

    1. Hono Lulu

      Zona ne te cilen ka juridiksion (ku vepron) nje kishe.