Fjalor Fetar | Fjalori i Feve

abaci
ABACI
1. Manastir ose kuvend i pasur katolik, që drejtohet nga
një abat; ndërtesat e këtij manastiri.
2. Treva ku shtrihet pushteti fetar i abatit.

ABAT
I pari i murgjve në një abaci; titull kishtar i afërt me atë
të ipeshkvit; prift katolik.


ABSIDË
Pjesë e dalë në murin e prapmë të një kishe, që ka trajtën e një gjysmërrethi ose të një shumëkëndëshi; kungë, kungore.

AFETAR
Që nuk beson në zotin, që nuk pranon asnjë fe, i pafe.

AFETARI
Të qenët afetar, mospranimi i asnjë feje.

ADHUROJ
Duaj dhe e nderoj perëndinë, i përulem e i falem duke e njohur si hyjni me fuqi të mbinatyrshme.

ANGLIKAN
Që ka të bëjë me një nga format e protestantizmit, e cila është bërë fe mbizotëruese në Angli; që ndjek dhe përhap dogmat e kësaj forme të protestantizmit. Kisha/feja anglikane.

AGJËRESË
Agjërim.

AGJËRIM
Mosngrënia dhe mospirja për ndrerimeve të riteve të caktuara fetare.

AGJËROJ
Nuk ha dhe nuk pi gjatë gjithë ditës për një kohë të caktuar; nuk ha,disa lloje ushqimesh në ditë të caktuara

AJAZMË
Ujë i bekuar (sipas besimeve të dogmës së ritit fetar ortodoks); ceremonia e përgatitjes së ujit të bekuar në kishë ose e spërkatjes me ujë të bekuar shtëpi më shtëpi.

AJODHIMË
Pjesë e kishës ortodokse, në formë gjysmërrethi e me kube, ku prifti kryente shërbesat fetare dhe ku jepej kungimi, nafora etj.

ANIJATË
Pjesë e brendshme e një kishe, që shtrihet në mes dy rreshtash me shtylla; navatë.

ANIMIZËM
Formë e hershme e besimit fetar te popujt primitive, sipas të cilit të gjitha sendet kanë shpirtin e vet si edhe njerëzit; besimi te shpirti sipas dogmës fetare.

AKSHAM
Lutja e mbrëmjes, që bëhej nga myslimanët sipas dogmës fetare.

ALTAR
Tryezë e gjerë në një të ndarë në pjesën lindore të kishës, ku bëhen shërbesat me të rëndësishme e ku mbahen sendet kryesore që përdor prifti.

ALLAH
Zoti në arabisht

AMIN
Përdorej në mbarim të lutjeve ose të shërbesave fetare me kuptimin: «ashtu qoftë!».

AMSHIM
Të qenët jashtë kohës dhe i pavarur prej saj; jeta e pafundme, përjetësi

AMSHUAR I
Që është jashtë kohës dhe i pavarur prej saj, që nuk ka fillim e mbarim në kohë, i përjetshëm.

ANIMIZËM
Formë e hershme e besimit fetar te popujt primitive, sipas të cilit të gjitha sendet kanë shpirtin e vet si edhe njerëzit; besimi te shpirti sipas dogmës fetare.

APOKALIPS
Fundi, mbarimi i botës sipas besmit të fesë së krishterë. Dita e apokalipsit.

APOKALIPTIK
Që ka të bëjë me apokalipsin, që paralajmëron e paraqet fundin e botës.

APOSTOLIK
1. Papnor. Delegat apostolik.
2. Që ka të bëjë me apostujt, i apostujve; që ka vetitë a tiparet e një apostulli.

APOSTULL
Secili nga dymbëdhjetë nxënësit e Krishtit, që predikuan dogmat e tij.

ANTIFETAR
Ai që është kundër çdo feje dhe që lufton kundër botëkuptimit fetar.

ARGJIPESHKËV
Titull fetar në kishën katolike, gradë më e lartë se peshkopi; ai që mban këtë titull, kryetar i një arkidioqeze

ARGJIPESHKVI
Selia e argjipeshkvit; rrethi i veprimit, juridiksioni i tij.

ARKIDIOQEZË
Rreth i veprimit kishtar, juridiksion kishtar më i madh se dioqeza, që është nën drejtimin e një arkipeshkopi

ARKIMANDRIT
Titulli më i lartë për murgjit dhe kryetarët e manastireve; titull më i ulët se i dhespotit për priftin që nuk martohet e që është murg.

ASKET
Njeri, murg, bën një jetë të vetmuar, të ashpër e të rëndë, duke e munduar veten dhe duke hequr dorë nga gëzimet e jetës.

ASKETIZËM
Doktrinë fetare, që predikon të hequrit dorë nga gëzimet e jetës.

ASHURE
Rit i vjetër pagan, i huazuar nga të krishterët, myslimanët, dhe bektashishnjtë ku përgatisin grurë të zier me sheqer.

ATEIST
Ai që mohon qenien e çfarëdo perëndie, ai që është kundër çdo besimi fetar, pasues i ateizmit.

ATEIZËM
Mohimi i qenies së çfarëdo perëndie, të hequrit dorë nga çdo besim fetar; të qenët ateist.

ATË
Titull fetar që u jepet priftërinjve a murgjve.

AUREOLË
Kurorë e ndritshme që u pikturohet përqark kokave të shenjtorëve në ikonat, për të treguar shenjtërinë e tyre.

AUTOQEFAL
Që nuk varet nga Patrikana e Stambollit. Kisha autoqefale.

AVDES
Riti i larjes së duarve, të fytyrës e të këmbëve, që bëjnë myslimanët para lutjeve në përputhje me dogmën fetare

Fjalor Fetar

Comments
All comments.
Comments

  1. Anonymous

    Edhe fjalorin fetar kishim manget ne.

    1. Anonymous

      Po ce o, e di ti se cfare eshte psh famulli
      ta them une qe nuk e di,
      ja vejn ketu dhe e gjen. po ky o.

    2. Anonymous

      Jo more e dike ti se cfare eshte famullia dhe nuk e dikam une
      une nuk dija psh cdo te thoshte grigjë ore dhe ndonje fjale tjeter te cuditshme pa famullise i bej zbor une. 😛

  2. etleva

    cfare do te thote fjalla Famulli

    1. Hono Lulu

      Zona ne te cilen ka juridiksion (ku vepron) nje kishe.