Fjalor Fetar | Fjalori i Feve

Fjalor Fetar

TAKS

TAKS
Premtoj, se do t’i fal diçka zotit, shenjtit, faltores ose se do të bëj diçka fli për të siguruar hirin e tyre, për të m’u plotësuar një lutje, një dëshirë etj.

TARIKAT
Sekt i veçantë fetar i myslimanëve.

TEMJANICË
Enë e metaltë në trajtë të një kupe, me tre zinxhirë të hollë të bashkuar sipër në një dorëz, që shërben për të djegur temjanin në kishë.

TEMJANIS
Djeg temjan, bëj me tym temjani.

TEOKRACI
Formë qeverisjeje, në të cilën është përqendruar në duart e klerit edhe pushteti fetar, edhe pushteti politik, por që si qender e shtetit besohet se është Zoti.

TESTAMENT
Dhiatë.

TEQE
Ndërtesë e veçantë për dervishët bektashinj ose për shehun, si edhe për ceremonitë fetare të një tarikati; manastiri a kuvendi i dervishëve bektashinj

TEOLOGJI
Tërësia e mësimeve skolastike fetare për zotin, për hyjnitë dhe për historinë e një feje, tërësia e dogmave të kësaj feje; degë që merret me studimin e këtyre dogmave.

TRETË E
Dita e tretë pas vdekjes së dikujt, që përkujtohej nga të afërmit; dreka a darka që shtrohej me këtë rast.

TOTEM
Kafshë, bimë ose ndonjëherë edhe send, që adhurohej a adhurohet nga disa fise primitive si diçka e shenjtë dhe quhej a quhet si themelues a si mbrojtës i fisit.

TOTEMIZËM
1. Formë e lashtë e fesë në rendin fisnor, kur adhurohej si diçka e shenjtë një kafshë, një bimë, ndonjëherë edhe një send, që quhej edhe si themelues e si mbrojtës i fisit.
2. Organizim shoqëror, në rendin fisnor që bazohej në totemet dhe në adhurimin e tyre.

TRINI
1. Sipas dogmave fetare: fuqia e mbinatyrshme që përfaqësohet nga tri qenie hyjnore (Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë), të shkrira në një të vetme në mënyrë të përjetshme;
2. Festë fetare kushtuar kësaj fuqie (në vendet ku vepron feja e krishterë). Trinia e shenjtë.

TROPAR
Këngë kishtare e veçantë, që këndohet në ditën e një shenjti.

TUNDOJ
Shtyj a nxit dikë të bëjë diçka të keqe, ngas; josh, tërheq, mashtroj; e shtie dikë në ngasje, e shtyj që të bjerë në mëkatë.

TURK
Mysliman.

Fjalor Fetar

Comments
All comments.
Comments

  1. Anonymous

    Edhe fjalorin fetar kishim manget ne.

    1. Anonymous

      Po ce o, e di ti se cfare eshte psh famulli
      ta them une qe nuk e di,
      ja vejn ketu dhe e gjen. po ky o.

    2. Anonymous

      Jo more e dike ti se cfare eshte famullia dhe nuk e dikam une
      une nuk dija psh cdo te thoshte grigjë ore dhe ndonje fjale tjeter te cuditshme pa famullise i bej zbor une. 😛

  2. etleva

    cfare do te thote fjalla Famulli

    1. Hono Lulu

      Zona ne te cilen ka juridiksion (ku vepron) nje kishe.