Fjalor Ushtarak – Military Dictionary

Fjalor Ushtarak
instruksion
INSTRUKSION
Seminar, mësim a stërvitje që bëhet për
përgatitje të posaçme në një degë të caktuar; përgatitja
e posaçme në një shkollë ushtarake, në një kurs etj.
Instruksion për zbulues. Shkolla e instruksionit.
Qendër instruksioni.

INTENDENCË
Repart a seksion i posaçëm që merret me furnizimin e
trupave dhe me anën ekonomike e financiare në
përgjithësi; zyra e këtij reparti a seksioni. Intendenca e
shtabit (e kompanisë, e çetës). Oficeri i intendencës.
Shërbimi i intendencës.

INTENDENT
Ai që kujdeset për furnizimin e trupave dhe për anën
ekonomike e financiare në përgjithësi; ai që bën punën
e ekonomit e të llogaritarit në ushtri, përgjegjës i
intendencës. Intendenti i përgjithshëm. Intendenti i
shtabit (i togës, i batalionit). Detyra e intendentit.

JASHTËQITËS
Mekanizëm i posaçëm në armë të ndryshme, që
shërben për të nxjerrë jashtë gëzhojat.

Fjalor Ushtarak

Comments
All comments.
Comments