Fjalor Ushtarak
VENDROJË
Vendi ku rri roja, vendi i rojës. Qëndron në
vendrojë. Caktoi një vendrojë. Doli nga vendroja.
Mbrojmë vendrojën.
VDEKUR
Që nuk e kap zjarri i armëve. Kënd i vdekur. Zonë e vdekur.
VENDFUSHIM
Vendi i fushimit të një reparti ushtarak. Vendfushimi i ushtrisë
VENDKOMANDË
Vendi a zyra ku është vendosur komanda e një reparti
ushtarak ose e një njësie ushtarake. Vendkomanda e
kompanisë (e batalionit, e brigadës). Shkoi në
vendkomandë.
VENDNDALESË
Vendi ku ndalon përkohësisht nënreparti, reparti ose
njësia ushtarake jashtë qendrës së banimit gjatë
stërvitjeve, gjatë marshimit për të bërë pushim, për të
organizuar luftimin etj.
VENDVROJTIM
Vend i ngritur a pikë e lartë, nga ku mund të vëzhgohen
e të zbulohen lëvizjet e armikut, vendi i vrojtimit;
pikëvrojtim. Ndërtuan një vendvrojtim. Shkoi në vendvrojtim
VEPROJ
Bëj veprime luftarake. Në zonat ku veprojnë forcat çlirimtare.
VEPRUES
Që bën veprime luftarake. Reparti (njësiti) veprues.
VETËDREJTIM
Vetëdrejtimi i predhës.
Mekanizmi i vetëdrejtimit.
VETËDREJTOHET
Drejtohet vetë, në mënyrë
automatike, për në objektivin e caktuar (për një predhë).
VETËLIDHJE
Përcaktimi në hartë i vendndodhjes së një njësie
ushtarake sipas pikave të koordinatave të caktuara.
Vetëlidhje topografike. Bënë vetëlidhjen.
VETËMBUSHËS
Që e fut fishekun a predhën në fole në mënyrë
automatike. Pushkë vetëmbushëse.
VËZHGIM
Pikë vëzhgimi.
Trupa vëzhgimi.
Aeroplan (anije) vëzhgimi.
Ndërpres vëzhgimin.
VËZHGUES
I caktuar për të vëzhguar dikë a diçka, i
ngarkuar të vëzhgojë. Pikë (kullë) vëzhguese. Aeroplan
vëzhgues. Anije vëzhguese.
VIJË
1. Vija e mbrojtjes, sistem ndërtimesh e përforcimesh për
mbrojtjen e pikave të zjarrit.
2. Vija e armëpushimit (e ndalimit të zjarrit)
3. Vija e frontit.
4. Vija e zjarrit.
VIJËSHËNIM
Vija e shënimit që merret me një armë; vija që shënon
drejtimin e diçkaje. Marr vijëshënimin.
VJASKË
E thelluar e ngushtë në sipërfaqen e diçkaje; e çarë
Vjaskat e pushkës (e tytës), vija të
thella në trajtë spiraleje brenda tytës së pushkës a të
një arme tjetër zjarri, që shërbejnë për t’i dhënë
predhës lëvizje dhe shpejtësinë rrotulluese.
VJASKUAR
Që është me vjaska; që e ka tytën me vjaska. Gryka e
vjaskuar e topit.
VROJTIM
Kullë (pikë) vrojtimi. Aeroplan vrojtimi. Vendi i vrojtimit.
Fjalor Ushtarak