Fjalor Ushtarak
GJENERAL
Gradë e lartë oficeri në forcat e armatosura tokësore e
ajrore, që është më e ulët se e mareshalit dhe që
përfshin disa shkallë; ushtaraku që mban këtë gradë
(në ushtritë që kanë grada). Gjeneral brigade (divizioni,
truparmate, armate). Grada e gjeneralit.
GJENERALISIM
Titulli më i lartë ushtarak, që i jepet kryekomandantit të
ushtrisë së një shteti; ai që mban këtë titull (në ushtritë
që kanë grada); kryekomandant i ushtrive të bashkuara
(në disa vende).
GJENERALKOLONEL
Shkalla e tretë e gradës së gjeneralit, që i përgjigjet
asaj të gjeneralit të truparmatës; ushtaraku që mban
këtë gradë (në ushtritë që kanë grada).
GJENERALMAJOR
Shkalla e parë e gradës së gjeneralit, që i përgjigjet
asaj të gjeneralit të brigadës; ushtaraku që mban këtë
gradë (në ushtritë që kanë grada).
GJENERALLEJTËNANT
Shkalla e dytë e gradës së gjeneralit, që i përgjigjet asaj
të gjeneralit të divizionit; ushtaraku që mban këtë gradë
(në ushtritë që kanë grada).
GJITHARMËSH
Që përfshin të gjitha llojet e armëve; që ka të bëjë me të
gjitha llojet e armëve ose të trupave. Njësi
gjitharmëshe. Repart gjitharmësh. Stërvitje
gjitharmëshe. Luftim (zbulim) gjitharmësh.
GJOKSMBROJTËSE
Ledh në anën e jashtme të llogores për mbrojtjen e
luftëtarëve dhe të armëve. Gjoksmbrojtësja e llogores.
GJOKSORE
Lloj gjerdani me xhepa që e lidh ushtari gjatë
gjoksit për të mbajtur krehrat e fishekëve.
GJUAJTËS
Ushtar i përgatitur posaçërisht për të qitur me
armë zjarri (në disa ushtri).
GJURMËLËNËS
Që lë gjurmë të ndritshme gjatë vijës së fluturimit.
Fishek (plumb) gjurmëlënës. Predhë gjurmëlënëse.
GJURMUES
1. Ai që shkon pas gjurmëve të dikujt a të diçkaje, për ta
zënë ose për ta asgjësuar;
2. ushtar zbulues i përgatitur, që i njeh mirë gjurmët dhe
ndjek pas tyre armiqtë. Gjurmuesit e kufirit. Togë gjurmuesish.
Fjalor Ushtarak