Fjalor Ushtarak – Military Dictionary

Fjalor Ushtarak

DARË
Rrethim që bëhet duke i marrë armikut
njëkohësisht të dy krahët dhe që vjen gjithnjë duke u
ngushtuar derisa e detyron atë të dorëzohet a të
asgjësohet. Darë e hekurt. E mbërtheu (e futi) në
darë. U mbyll dara. S’shpëton (s`del) dot nga dara.

DEMASKOJ
Zbuloj diçka të fshehur a të maskuar nga
armiku, i prish maskimin; bëj që të merret vesh se ku
është dikush a diçka; Demaskoi trupat
(artilerinë, punimet xheniere, lëvizjet) e armikut.

DEMASKUAR
Që duket a që shihet mirë nga kundërshtari, që
nuk është i maskuar; që mund të diktohet a që është
diktuar nga kundërshtari;

DEMONSTRATIV
Që bëhet për t’i treguar kundërshtarit forcën e
për ta frikësuar atë ose për ta mashtruar. Manovra
(veprime, lëvizje) demonstrative.

DEMONSTRIM
Lëvizje forcash a manovra ushtarake, që bëhen
për ta frikësuar ose për ta mashtruar kundërshtarin.
Demonstrim ajror.

DEMONSTROJ
Bëj manovra ushtarake për t’i treguar
kundërshtarit forcën e për ta frikësuar ose për ta
mashtruar. Demonstrojnë forcën ushtarake.

DENDËSI
Dendësia e zjarrit, sasia e predhave
që hidhen në një minutë mbi një sipërfaqe të caktuar.

DEPËRTOJ
Rrij të futem diku, duke kapërcyer pengesa
a vështirësi, duke përdorur forcën a duke vepruar me
mënyra të stërholluara e me dinakëri;
Depërtoi në radhët e mbrojtjes.

DESANT
Trupa të posaçme, që zbarkojnë nga deti a nga ajri në
prapavijat e kundërshtarit për të kryer veprime të
caktuara luftarake. Desant ajror (detar). Desant
parashutistësh (tankistësh). Hodhën një desant.
Asgjësimi i desantit armik.

DETAR
Ai që kryen shërbimin ushtarak në flotën detare
ushtarake, marinar. Detar i flotës ushtarake. Uniformë
detari.

DETASHMENT
Repart a nënrepart i përforcuar, që është
ngarkuar me një detyrë të veçantë. Detashment
ushtarak (partizan). Detashment pararojë (anësor,
ndjekës, ndëshkimor). Detashmenti i kreut (i zbulimit).
Detashmenti i punëtorëve. Formimi i detashmenteve
mbrojtëse.

DEZERTOJ
Iki pa leje dhe fshehurazi nga ushtria, nga vendi
i shërbimit luftarak ose nga fusha e betejës me synimin
që të mos kthehem më; i shmangem shërbimit ushtarak
kur më thërrasin nën armë; tradhtoj e hidhem në anën e
armikut. Dezertoi nga ushtria (nga fronti). Dezertuan
shumë ushtarë armiq.

DISLOKIM
Vendosja e trupave në një vend të caktuar.

DISLOKOJ
Vendos në një pikë a në një vend të caktuar forcat dhe
mjetet luftarake të nevojshme për luftë, për stërvitje etj.;
përqendroj. Dislokoi forcat ushtarake (trupat,
regjimentin).

DIVERSION
1. Veprimtari dëmprurëse që zhvillon një shtet armik në
një vend tjetër a në prapavijat e kundërshtarit me anë të
agjentëve të vet a të grupeve të posaçme, duke bërë
sabotime, shkatërrime, vrasje etj. e duke përdorur mjete
të ndryshme propagandistike me qëllim që t’i dobësojë
forcën ushtarake e ekonomike dhe t’i minojë rendin
politik e shoqëror;
2. Veprim sulmues që ka për qëllim ta largojë
vëmendjen e kundërshtarit nga vendi ku drejtohet
goditja kryesore. Bënë diversion. Nisi kompaninë me
qëllim diversioni.

DJEGORE
Mekanizëm i vogël në predhat e artilerisë ose në
bombat, që shkakton plasjen në një kohë të caktuar ose
kur përpiqet me një send. Djegore e menjëhershme.
Djegore fundore. Djegorja e kreut. Djegore me
përpjekje (me vonesë). Predha me djegore. Gradoi
djegoren. Ia hoqi djegoren.

DRAGAMINË
Anije ushtarake e pajisur me mjete të posaçme për
pastrimin e ujërave nga minat.

DREJTQËNDRIM
Qëndrimi me këmbë të bashkuara, me duar të shtrira,
gati të puthitura pas trupit e me gishtat të mbledhur në
gjysmëgrusht, me kokën lart, që merret kur raportojmë
për diçka, kur dëgjojmë një urdhër, kur bëjmë roje nderi
ose kur nderojmë kujtimin e dikujt. Drejtqëndrim me
(pa) armë. Merr drejtqëndrim. Mban drejtqëndrimin.

DRITËHEDHËS
Që lëshon rreze të forta drite, që hedh dritë në
largësi të madhe; që shërben për të ndriçuar diçka.
Raketë dritëhedhëse.

DUMDUM
1. Që e ka plumbin të çarë kryq, në mënyrë që të
ndahet në disa copa kur hyn brenda në trup a në një
send (për një lloj fisheku). Fishek dumdum.
Fishek dum-dum.

DYFEK
Pushkë.

DYGRYKËSH
Që ka dy grykë. Armët dygrykëshe.

DYKËMBËSH
Mbajtëse me dy këmbë që hapen anash, e cila shërben
si mbështetëse për armën. Dykëmbëshi i mitralozit (i
mortajës). Këmbët e dykëmbëshit.

DYSHKOLONË
Grup ushtarësh a ushtarakësh të rreshtuar në kolonë
për dy. Në dyshkolonë.
Fjalori i Ushtrisë

Comments
All comments.
Comments