Fjalor Ushtarak – Military Dictionary

Fjalori Ushtarak – A

ADJUTANT

ADJUTANT
Oficer i caktuar pranë një komandanti ose pranë një
shtabi për të kryer detyra ndihmëse, oficer ndihmës.

ABD
Shkurtim për: Artileria bregdetare.

ADJUTANTURË
Detyra, puna e adjutantit; zyra e adjutantëve.

ADMIRAL
Gradë e lartë në flotën detare ushtarake të një shteti, e
cila i përgjigjet gradës së gjeneralit të armatës në forcat
tokësore; ushtaraku që mban këtë grade (në ushtritë që
kanë grada).

AEROPLANMBAJTËS
Që është ndërtuar dhe është pajisur për mbajtjen,
ngritjen dhe uljen e aeroplanëve në të (për anijet).

AEROPLANMBAJTËSE
Anije e madhe ushtarake, që ka piste për ngritjen e
uljen e aeroplanëve dhe hangarë për qëndrimin e tyre.

AJËR
Raketë ajër-ajër.
Raketë që përdoret nga avionët luftarakë për të rrëzuar
avionë apo mjete të tjera fluturuese.

AJËRTRANSPORTUESHËM
Që mund të mbartet me rrugë ajrore (për trupat).
Divizion i ajërtransportueshëm.

AKSION
Veprim luftarak për t’i dhënë armikut një goditje
të shpejtë dhe të papritur. Aksion i guximshëm.

AKTIV
Që është në shërbimin e rregullt e të
vijueshëm. Oficer aktiv. Shërbimi ushtarak aktiv.

ALARM
Sinjal ose urdhër që jepet për t’u bërë gati
menjëherë për të përballuar një rrezik të papritur;
gjendje gatishmërie në rast rreziku ose gjatë stërvitjes
ushtarake. Alarm luftarak (ajror, kimik). Sinjali i alarmit.
Sirena e alarmit. Gjendje alarmi. Në rast alarmi. Jap alarmin.
U bë alarm. Bie alarmi.

AMFIB
Mjet që është i pajisur dhe i përshtatur për të ecur
në tokë dhe në ujë ose për t’u ulur në tokë dhe në ujë.
Mjete amfibe. Makina amfibe. Tank (aeroplan) amfib.

ANËROJË
Grup ushtarësh, që ecën anës forcave kryesore në
marshim për t’i mbrojtur nga sulmet e papritura në
krahë. Nxjerr anërojë.

ANËSOR
Zjarr anësor quhet kur sulmojmë armikun nga një anë dhe jo
përballë.

ANGAZHOHEM
Përfshihem në veprime luftarake, hyj në betejë
me kundërshtarin. Angazhohen në luftime.

ANGAZHOJ
Hedh trupat në veprime luftarake; e detyroj dikë
të marrë pjesë në luftime, e ngërthej në luftime.
Angazhon në betejë.

ANTIAJROR
Kundërajror

ARMATË
Njësi e madhe ushtarake, e përbërë nga dy a
me shumë trup-armata dhe e pajisur për veprime
luftarake strategjike. Armatë tankesh. Komandant armate.

ARMATIM
1. Pajisja me armë, armatosje
2. Tërësia e armëve, e mjeteve dhe e pajisjeve
ushtarake, që përdoren për të luftuar; armët. Armatim i
rëndë (i lehtë). Depoja e armatimeve. Tekniku i armatimit.
Gara e armatimeve.

ARMATOS
1. Pajis me armë, i jap armë; kund. çarmatos. Armatos
një ushtar. Armatos ushtrinë (çetën). Armatos popullin
2. Mbush një armë dhe e ngreh për qitje;

ARMË
1. Mjet lufte që shërben për të sulmuar a për t’u
mbrojtur; mjet që përdoret për të goditur, për të vrarë a
për të dëmtuar njerëz e kafshë. Armë të rënda (të
lehta). Armë e ftohtë (e bardhë).
Armë automatike. Armë atomike (bërthamore, kimike,
bakteriologjike). Armë zjarri armë që shtie me barut ose
me lëndë tjetër plasëse (si pushka, mitralozi, topi etj.).
Armë lufte (gjahu). Armë brezi (krahu, dore). Armë
sulmi (mbrojtjeje). Armë nderi. Tyta e armës. Rripi i
armës. Vaj armësh. Depo (uzinë) armësh. Muzeu i
armëve. Mbaj armë. Ngjesh armët. Rrok armët.
Mbërthej (zbërthej, pastroj) armën. Mbush (zbraz)
armën. Shkreh armën. Shtie me armë. Me armë në
dorë. Në sup-armë! Për nder-armë! Këmbej armë me
dikë zhvilloj një përleshje të shkurtër, shtie disa herë.
2. Lloj trupash që janë të armatosura me mjete të
njëjta luftarake dhe që kryejnë veprime të caktuara;
nënndarje e trupave ushtarake të një vendi sipas llojit të
armatimit ose sipas funksionit. Arma e këmbësorisë.
Arma e artilerisë (e aviacionit). Arma e xhenios. Arma
e sigurimit të shtetit. Arma e policisë popullore.
Bashkëveprimi midis armëve.

ARMËMBAJTËSE
Raft ku vihen armët të mbështetura me këmbë,
armature. Marr armën nga armëmbajtësja.

ARMËRI
Armëtore.

ARMËTAR
1. Ai që kontrollon armët ose armatimin e një mjeti
luftarak dhe që kujdeset për to; specialist për armët.
Armëtari i avionit.
2. Zejtar që bënte e ndreqte armë, armëpunues.
Armëtarët e vjetër. Armëtarët shqiptarë.

ARMËTORE
Vendi ku ruhen armët dhe municionet. Fut armët në
armëtore.

ARSENAL
Depo e madhe armësh dhe pajisjesh luftarake;
tërësia e armatimeve që mbahen në një vend. Arsenal
atomik. Arsenal lufte. Arsenal armësh.

ARTILERI
1. Tërësia e armatimeve luftarake, që përbëhet
nga armë zjarri të rënda (si topat, obusët, mortajat etj.),
të cilat kanë kalibër me të madh se pushka e mitralozi;
tërësia e këtyre armëve që ka një ushtri ose një njësi.
Artileria e lehtë (e rëndë). Artileria kundërajrore
(bregdetare, kundërtanke). Artileria reaktive. Qitje
artilerie. Zjarri i artilerisë. Përgatitje artilerie goditje me
artileri para sulmit. Zbulim artilerie. Qëlloj (godit, rrah)
me artileri.
2. Lloj trupash ushtarake të pajisura me armë zjarri të
rënda (si topa, obusë, mortaja etj.). Arma e artilerisë.
Repart artilerie. Oficer artilerie. Dita e artilerisë.
3. Dega që studion armët e rënda të zjarrit, ndërtimin
dhe përdorimin e tyre luftarak.

ARTILERIST
Artilier

ARTILJER
Ushtarak që shërben në armën e artilerisë; ushtar
artilerie. Artiljeri i tankut.

ASGJËSIM
Asgjësimi i objektivit, kur shkatërrojmë një objektiv. (person apo objekt).

ASGJËSOJ
1. E shkatërroj krejt, e prish që të mos jetë më, e
shfaros, e zhduk; e bëj fare të paaftë për të vepruar.
Asgjësoj armikun. Asgjësoi pushtetin e vjetër. Asgjësoi
planet (sulmet). Asgjësoj letrat (mbeturinat). I
asgjësuan në masë.
2. Godit në shenjë. Asgjësoj objektivin. Asgjësoj
me predhën e parë.

ASPIRANT
Gradë e ndërmjetme midis nënoficerit dhe
oficerit; ushtaraku që mban këtë gradë (në ushtritë që
kanë grada).

AUTOBLINDË
Automjet luftarak i blinduar dhe i pajisur me armë, i cili
shërben për mbrojtje, për zbulim e për ndërlidhje. Kulla
e autoblindës. Qëlloi një autoblindë. Patrullon me
autoblindë.

AUTOMATIK
1. Armë zjarri afërsisht sa pushka, me tytë jo të
gjatë, që përdoret për qitje të shpejta automatike.
Karikatori i automatikut. Breshëri automatiku. Qitje me
automatik. Mbush automatikun. Shtie me automatik.
2. Që i lësjon predhat pa ndërprerje njëra pas tjetrës,
që shtie me breshëri. Armë (pushkë) automatike. Top
automatik.

AUTOMATIKËS
Luftëtar i armatosur me automatik. Skuadër
automatikësish. Grupi i automatikësve.

AZIMUT
Këndi që formohet ndërmjet drejtimit të
një lëvizjeje të caktuar dhe drejtimit të Veriut. Azimuti
magnetik. Mat azimutin.

Fjalor Ushtarak

Comments
All comments.
Comments